Bota

VIDEO/ “E publikuan për të trembur njerëzit”, Policia ruse shfaq pamjet e arrestimit të protestuesit, i mbajnë kokën t

13 Shkurt 2021, 18:30 Nga DOSJA
VIDEO/ “E publikuan për të trembur njerëzit”, Policia

RUSI-Arrestimi dhe burgosja e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny ka shkaktuar protesta në Rusi. Ndërkohë, në një video të publikuar në BBC, tregohet momenti kur një protestues është dhunuar nga policia.

Në video shihet, se Gennady Shulga, nga Vladivostok, mbahet me forcë mbi tasin e ushqimit të qenit, ndërsa policia ruse e merr në pyetje në shtëpinë e tij.

Video e plotë:

 

 

A post shared by BBC News (@bbcnews)


Korrespondenti i BBC-së në Moskë, udhëtoi për të takuar Shulgën, i cili tha se ai beson se videoja u zbulua për të treguar njerëzve se çfarë mund të bëjnë autoritetet.

Rusia është përfshirë nga protesta, pas arrestimit të kreut të opozitës ruse Alexei Navalny. Aleksei Navalny u arrestua më 17 Janar, pasi arriti në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar për helmim me agjentin nervor, Novichok. Për helmimin, Navalny  ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, por këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini. Gjykata ka vendosur që ai të dënohet me 2 vite e 6 muaj burg.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gennady shulga moskë rusi gennady shulga moskë rusi

Sondazh

Poll