Ekonomi

‘Të gjithë jemi dëshmitarë…’/ Iris Luarasi: Në Shqipëri ka vajza që prostituojnë për një çantë

12 Shkurt 2021, 21:09 Nga DOSJA
‘Të gjithë jemi dëshmitarë…’/ Iris

TIRANË- Drejtuesja e qendrës “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza”, Iris Luarasi tha në emisionin “Bardh a Zi” se të gjithë sot jemi dëshmitarë të prostitucionit që ushtrohet në të gjithë vendin me studente dhe vajza më të reja në mosha.

“Të gjithë jemi dëshmitarë që ndodh prostitucion në të gjithë Shqipërinë, me studente dhe goca të shkollës së mesme. Në fshatra, në qytete”, tha Luarasi.

Ajo shtoi se është shumë e trishtë kur shikon vajza të reja që prostituojnë për një çantë ndërsa theksoi se kjo shkon deri në nivele ekskortash.

“Është shumë e keqe kur shikon vajza të reja kur prostituojnë për një çantë. Ka edhe nivele ekskortash. Prostitucioni krijon dy viktima në të njëjtën kohë. Është çështje e primitivizmit të burrave, Kjo është ajo që them që më mirë legalizoje dhe ai shkon në shtëpi publike”, u shpreh Luarasi.

Ndërsa gazetari Agim Baçi tha se është kundër shfrytëzimit të femrës pasi në këtë moment ke fyer veten dhe femrën.

“Shoqëria ka gjithmonë vese. Nuk është rastësi që në disa vende dënohet klienti dhe jo ajo që ushtron prostitucion. Unë jam kundër shfrytëzimit të femrës. Kur ta blesh seksin ke fyer edhe veten edhe femrën. Për mua nuk ka më keq se dhunimi i një femre. Dhe gjithmonë ideja si mund të përdoret një grua gjithmonë më ka trishtuar”, tha Baçi.

Marrë nga abcneës.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale iris luarasi iris luarasi

Sondazh

Poll

Ekonomi 11 Shkurt 2021, 07:17

Fitimi i sistemit bankar bie me 15% në 2020-n

Sistemi bankar rezultoi me një fitim prej 16.8 miliardë lekësh (136 milionë euro) në vitin 2020, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, që i raporton të dh...