Art&Argëtim

E kishte kujtim nga lufta në Kosovë/ James Blunt merr mbrapsht bajonetën që i vodhën, në pranga dy vëllëzër rumunë

7 Shkurt 2021, 21:49 Nga DOSJA
E kishte kujtim nga lufta në Kosovë/ James Blunt merr mbrapsht

KOSOVË– Këngëtari James Blunt ka rimarrë objektet e çmuara që iu grabitën, përfshirë edhe një bajonetë, të cilën e kishte marrë nga koha sa po shërbente si ushtar në vitin 1999 në Kosovë. Bashkë me bajonetën, grabitësit i kishin marrë edhe një orë që i përkiste gjyshit të tij.

Sipas mediave britanike, pasi zbuloi se i kishin grabitur pronën më 14 janar, Policia në “Santa Gertrudis” bëri me dije se kishte arrestuar dy vëllezër rumunë.

“Ata gjithashtu morën të gjitha bluzat e mia, kështu që hajdutët që u futën në shtëpi nuk kishin kurrfarë shije,”– deklaroi këngëtari 46-vjeçar me ironi pas grabitjes.

Blunt shërbente si oficer zbulimi në regjimentin e Gardave të Ushtrisë Britanike, si dhe shërbeu nën NATO gjatë luftës në Kosovë më 1999.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz james blunt james blunt

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Shkurt 2021, 16:06

Deputetja e njohur e PS-së Lindita Nikolla ka qenë e ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare së bashku më bashkëshortin e tij Ligor Nikolla. Ata ka...