Aktualitet

Florenc Hoxha u rifutet telasheve, ish-kreu i Policisë Bashkiake përfundon në polici pas përleshjes fizike për një vend pa

3 Shkurt 2021, 21:07 Nga DOSJA
Florenc Hoxha u rifutet telasheve, ish-kreu i Policisë Bashkiake

TIRANË– Florenc Hoxha, ish-kreu i Policisë Bashkiake është shoqëruar në komisariatin nr.1 të Tiranës. Balkanweb, shkruan se Hoxha është konfliktuar fizikisht me një person.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek ish-Tregu Elektrik në Tiranë,për një vend parkimi të automjetit. Ende nuk dihet saktësisht si ka rrjedhur debati që ka bërë që Hoxha dhe personi tjetër të përleshen fizikisht e të përfundojnë në polici. 

Policia është lajmëruar nga dëshmitarët që kanë parë sherrin dhe më pas, uniformat blu kanë shoqëruar Hoxhën në komisariatin nr.1 të Tiranës.

Florenc Hoxha, ish-kryetar i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës është një emër mjaft i njohur për Policinë e Tiranës. Ai është shoqëruar disa herë në komisariat dhe herë e fundit ndodhi pasi u fotografua në protestën e opozitës.

40-vjeçari, banues në Tiranë është arrestuar në viitn 2015 nga policia e Tiranës pasi ka kanosur se do t’u prishte lokalin dhe ka goditur me grushta dhe shkelma dy personam e inicialer K.K, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe E.K, 37 vjeç, banues në Tiranë. Ndërsa në vitin 2014, Hoxha, është përfshirë në një përleshje, ku ka mbetur vetë i plagosur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florenc hoxha shoqerohet florenc hoxha florenc hoxha shoqerohet florenc hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2021, 20:58

TIRANË- Një ditë më parë emisioni Stop në Tv Klan publikoi mesazhet e pacientes që humbi jetën nga koronavirusi tek Sanatoriumi, ku i lutej dhe përgjërohej...