Art&Argëtim

“Një çift që shkalloi një Shqipëri të tërë”/ “Për’puthen” mohon akuzat e Andit: Askush nuk i detyroi të dil

1 Shkurt 2021, 20:59 Nga DOSJA
“Një çift që shkalloi një Shqipëri të

TIRANË– Emisioni “Për’puthen” mbrëmjen e sotme reagoi pas akuzave të bëra nga ish-konkurenti Andi Shehi.

Gjatë emisionit u transmetuan të gjitha reagimet që Tea dhe Andi kanë bërë këto ditë dhe më së shumti u fokusuan tek deklarata e fortë e Andit. Pasi dolën fotot e Teas dhe Beartit, ai u shpreh se ishte detyruar për shkak të disa kontratave të fshehta që të dilte çift nga programi me Tean. Madje ai thoshte se kishte kërkuar të dilte nga emisioni prej kohësh, por nuk e kishin lejuar.

Vija nga hici para botes se kamerave! Kujtdo personi i duket bukur , te gjithe ju do mendoni ” ëa sa bukur fama, vemendja etj etj ” po ashtu si un edhe te gjithe konkurentet e tjere jam shume i sigurt ge jan genjyer nga kjo bote qe duket shume e bukur , ama pertej kamerave fshihen letra, kontrata, firma dhe shume politika te tjera te shpifura sic ishte shfrytzimi i imazhit tim ! Kemi rene te gjithe pre e kesaj bote ne pamje te pare te bukur ama kur i vjen fundi kupton qe disa copa letrash te mbajn gojen mbyllur tek familjaret , miqt dhe publikut ! Por jo me tani po flas me ze te larte ! Hyra ne ate emision per te gjetur dashurine ama jo vetem dashurine qe sgjeta por u detyrova dhe te heshtja, te mbyllja gojen pervecse zemres! Tani nuk me intereson me asgje tjeter vecse te jem i sinqert me familjen time , miqt dhe publikun ! Ju kerkoj ndjes te gjitheve kam tentuar shume here te flas ama ato kontrata e letra jan te frikshme! Prandaj dhe shpesh nuk kam ardhur ne emision kam dashur te largohem prej kohesh prej andej , ama nuk jepja dot sqarime sepse ekzistonte meraku i kontratave ! Me eshte kerkuar te rikthehem ne emision dhe te dal sesben cift me Tean ! Kjo eshte gjithe historia ime ne ekran! Tani te behet ca t behet sme plas fare per ato kontrata nuk kam frike! Ju dua shume te gjitheve!”,  deklaroi para tre ditësh Andi.

Prezantuesja e emisionit, Bora Zemani hodhi poshtë të gjithë deklaratën e tij dhe tregoi se Andi nuk ka kërkuar kurrë të dalë nga programi. Ajo shtoi se ai u largua vetëm për një javë dhe produksioni kishte dyshuar se kjo ftohtësi kishte ardhur si pasojë e akuzave që ngriti Fationi se Andi kishte krijuar lidhje jashtë programit me Melisën.

Sa i përket kontratës, që sipas Andit e kishte detyruar të dilte çift nga programi me Tean, sepse ndryshe do të merrte penalizime të rënda, ajo tha se në kontratë flitet për oraret, imazhin dhe disa kërkesa të tjera të thjeshta dhe nëse ka thyerje të rregullores penaliteti është 5 mijë euro. Mirëpo këtu Bora shtoi se ka pasur të tjerë ish-konkurrentë që kanë prishur kontratën dhe produksioni nuk e ka ndjekur çështjen më tej me gjyqe.

Me kontratën që mbante në dorë, Bora tha se askush nuk i ka detyruar të bëjnë gjëra që nuk kanë dashur dhe këtë gjë e kanë konfirmuar edhe konkurrentët e tjerë..

Nga ana tjetër, opinionistja e emisionit, Fatma Haxhialiu e cilësoi dyshen Andi-Tea si një çift që shkalloi Shqipërinë.

Unë se kuptoj këtë, ne kemi vite ne televizion. Ska asnjë që të detyron ty të bësh gjithë këto, po thoni më mirë që ju pëlqen fama dhe kaq.
Një çift që shkalloi një Shqipëri të tërë, nëse e donte Beartin le të vazhdonte”, u shpreh Fatma.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz andi shehi bora zemani emisioni perputhen tea trifoni andi shehi bora zemani emisioni perputhen tea trifoni

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Shkurt 2021, 08:16

TIRANË– Moderatorja Luana Vjollca ka treguar  disa sekrete të vogla të sezonit të saj në ekran, një prej të cilëve ishte se ka humbur 10 kilogram vetëm nga...