Art&Argëtim

‘Nuk po na e mbante më shpirti, ndihesha si e burgosur’/ Tea Trifoni flet për herë të parë për lidhjen me Beartin: Po

1 Shkurt 2021, 07:30 Nga DOSJA
‘Nuk po na e mbante më shpirti, ndihesha si e burgosur’/ Tea

TIRANË– Tea Trifoni, konkurentja e Përputhen e cila është në qëndër të mediave rozë për shkak të zbulimit të lidhjes së saj me Beartin ka vendosur ta sqarojë historinë me zë dhe figurë.

Tea nis videon duke pohuar se po është në një lidhje me Beartin e se produksioni ishte në dijeni të romancës mes tyre. Ish-konkurentja nis historinë duke treguar se lidhja mes tyre nisi që pas takimit të parë që zhvilluan në një mobileri, më pas nisën të flisnin me mesazhe derisa Tea shkoi deri në Kosovë për ta takuar, takim ky që sipas saj dihej dhe nga Olsa Muhameti.

Ndër të tjera ajo shton se dhe Andi ishte në dijeni të lidhjes së saj me Beartin mirëpo të dy prisnin që produksioni ti largonte.

‘Ne prisnim tna largonin nga emisioni pasi kështu ishin rregullat. Andi ishte në dijeni mirëpo nuk kishte çfarë të thoshte. Të dy nuk dinim se çfarë të bënim, kështu që thjesht ndejtëm dhe pritëm. Pasi njerëzit që ishin larguar kishin përmendur gjyq, gjoba ndaj ne nuk morëm dot kurajo. Dilnim në takime inercie, nuk dinim se çfarë të flisnim me njëri-tjetrin. Produksioni e dinte për ne. Jemi munduar që të jemi korrekt. Por harruam dicka shumë të rëndësishme, ndoshta nga mosha, se si mund të veprosh në situata të tilla. Ndoshta prej të gjendurit vetëm. Harruam që po ju gënjenim juve një popull të tërë. Unë dhe Andi kemi dashur të largohemi shumë më herët, që të dalim jashtë, si dy miq shumë të mirë që jemi. Kjo histori u zghat deri në fund të janarit. Vendosëm të mos ishim pjesë e kësaj loje dhe pse na u sugjerua që të vazhdonim. Nuk po na e mbante më shpirti, unë ndihesha si e burgosur që nuk isha dënuar. ‘- u shpreh Tea.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz tea trifoni tea trifoni

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Janar 2021, 22:16

TIRANË- Koreografi Albi Nako ka kërkuar falje publike për deklaratë e një jave më parë kundër konkurentës 40-vjeçare Bela në emisionin “Just D...