Editorial

Votoni me fytyrë jo me flamur! 

31 Janar 2021, 11:04 Nga DOSJA
Votoni me fytyrë jo me flamur! 

Një shprehje thotë: “I varfëri punon, i pasuri e shfrytëzon, ushtari i mbron të dy, taksapaguesi paguan për të tre, dembeli pushon për të katër, pijaneci pi për të pesë, bankieri i mashtron të gjashtë, avokati i gënjen të shtatë, mjeku i vret të tetë, varrmihësi i varros tënëntë dhe politikani jeton nga të dhjetë”.

Cili nga këta të dhjetë është profesioni apo zanati juaj?

Në realitetin tonë shqiptar, nëse jemi ndër nëntë të parët, vështirë se do të ndryshojmë statusin tonë, derisa nuk merremi me politikë.

Gjithsesi, unë modestisht ju këshilloj që të mos helmoni veten me këtë politikë, në mënyrë që të shmangni luftën me të afërmit apo të humbisni miqtë tuaj.

Ju këshilloj të mos e helmoni veten me këtë politikë sepse nuk i këshilloj askujt katandisjen në ligjërues të neveritshëm për heroizmat e shefave politikë. Mos e helmoni veten duke vënë baste për këta kuaj të ngordhur të politikës sonë.

Është shumë mirë që të shprehim mendimin tonë për drejtimin e vendit, të kërkojmë shërbime të mira sociale, të kritikojmë gjithçka që na duket e padrejtë, por ju lutem të mos i mbyllim sytë përpara korrupsionit dhe mosndëshkimit, të mos i vëmë duart në zjarr për qeverinë ndërkohë që qeveria nuk kujtohet asnjë ditë të vetme për ne. Duhet të kuptojmë se po na ëmbëlsojnë veshët me gënjeshtra, se polarizimi politik nuk na çon askund, se demokracia jonë është në rrezik.

Ne duhet të mendojmë qetësisht për jetët tona dhe të fëmijëve tanë dhe të kutojmë se qeveria aktuale është e njëjtë me ato që kemi pasur për 30 vjet, por thjeshtë ka disa marifete të reja.

Qeveria tashmë ka pushtuar institucionet e Shtetit, është e kënaqur të na drejtojë me një parlament karagjoz, ajo vazhdon të jetë e vetkënaqur me “arritjet” e saj, ndërkohë që ne vazhdojmë të jemi përherë dhe më keq.

Ne do të vazhdojmë të jemi njësoj sepse qeveria do të vazhdojëtë jetë e njëjta, me korrupsionin e konçensioneve dhe PPP-ve, në shëndetësi, infrastrukturë, arsimim, me investime të vjedhura e që përdoren vetëm për fushata, duke na dhuruar pasiguri e duke na vendosur krimin të na drejtojë.

Por do tëjemi akoma më keq edhe nëse luftojmë e përpiqemi, sepse miqtë tanë nuk do na duan pranë nëse kritikojmë qeverinë nga frika se mos humbasin ato çikërrima që kanë duke harruar se po humbasim të ardhmen.

Unë, sipas mendimit tim modest, ju këshillon të mos mbroni asnjë person të korruptuar, qoftë nga e majta apo e djathta, populist apo oportunist. Mos u tregoni naiv duke besuar se ata që janë tani në qeveri do t’i japin fund varfërisë sonë. Harrojeni! Qeset e ushqimit, apo thasët e miellit zgjasin vetëm katër ditë dhe, pas fushatës, kurrë më.

Pas gati dy muaji e pak, për ditën e zgjedhjeve, unë ju këshilloj që të zhvisheni nga fanatizmi dhe pasionin e t’i lini vend arsyes tuaj. Mos harroni se e gjithë gara politike është e njëjtë si gjithmonë.

Letrat janë hedhur në tavolinë, studioni personat dhe votoni me fytyrë, jo me flamur. Mos u ndikoni nga disa “ase në mëngë” si spitali i tre muajve, të cilat agjencia e reklamave që na qeveris po nxjerrë këto ditë, mos u gënjeni as nga marshi sulltanor turk, as nga fotot virusiane në ekspozitat e pikturës.

Nuk do të ishte e pazakontë që këto ditë,qeveritarëve tanët’iu lodhej dora nga përdorimi i gërshërëve, duke ngritur valë tymi nëpër ekrane për të fashitur të këqijat që po përjetojmë përditë.

Të mos harrojmë se mëshira e lëmoshës nuk do të thotë se qeveria është e mirë, por na tregon se qeveria po e përdor varfërinëtonëpër të na manipuluar.

Të mos harrojmë se të gjithë politikanët jetojnë me taksat tona; dhe se asnjë prej tyre nuk do të luftojë për të ndryshuar nivelin e tyre të përfitimit në zinxhirin në të cilin ekzistojnë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial meri lika meri lika

Sondazh

Poll

Editorial 27 Janar 2021, 08:44

Vaksina, risku i të qenit pro perëndimor

1- E pashë tek një mik bullgar një statistikë lidhur me vaksinimin kundër COVID-it në nivel evropian. Në krye të listës ishte Britania e Madhe, e cila po vazhdo...

Editorial 26 Janar 2021, 12:02

Si e gjen Rama suksesin pas çdo skandali

Çdo skandal i hapur është një mundësi për shpalosje krenarie në botën e Edi Ramës. Kur Shqipëria përmbytet, ai e quan turp për mediat, që tregojnë invest...

Editorial 26 Janar 2021, 17:57

Nën thundrën e pushtetit…

Përgjimet e fundit të antimafies italiane (si dikur ato të Habilajve) ku paratë e mafies investohen në kullat e Tiranës, më shumë se të qenit një lavatriç...

Editorial 25 Janar 2021, 12:15

Mos dëgjoni përgjimet, besoni sondazhet

Ky mandat i dytë i rilindjes po mbyllet ashtu sikurse filloi: me përgjime që vërtetojnë atë që në fakt dihet botërisht.  Skandali i lidhjes së Saimir Tahirit me...

Editorial 20 Janar 2021, 07:15

Jeta jonë nuk është një hije që ecën!

Life’s but a walking shadow, a poor playerThat struts and frets his hour upon the stage,And then is heard no more. It is a taleTold by an idiot, full of sound a...

Editorial 17 Janar 2021, 20:35

Paga minimale pak më tej

Në vazhdim të diskutimit për pagën minimale po përpiqem të sqaroj pak më tej rritjen e nivelit të pagës minimale në botë.Fillimisht më duhet të shpreh edhe një ...

Editorial 16 Janar 2021, 18:47

Kjo paga minimale!

Ndërkohë që shumë biznese janë goditur dhe po vazhdojnë të goditen përditë, nga pandemia, ky vit i ri i gjen ata përballë një tjetër goditjeje financiare, me rr...