Editorial

Nën thundrën e pushtetit…

26 Janar 2021, 17:57 Nga DOSJA
Nën thundrën e pushtetit…

Përgjimet e fundit të antimafies italiane (si dikur ato të Habilajve) ku paratë e mafies investohen në kullat e Tiranës, më shumë se të qenit një lavatriçe e pastrimit të parave të krimit, ulurasin për drejtësinë tonë të paaftë apo të korruptuar që është shndërruar në një spektatore të krimit në rastin më të mirë, apo notere e tij në rastin më të keq.

Për ta kuptuar mënyrën si funksionon shteti te ne, mjafton të shohësh dy “evente”: shembjen e Teatrit dhe kontratën e inceneratorëve të plehrave. Pagesa 20% nën dorë për një leje ndërtimi, duket se ka qenë suveniri regjisorial në tragjedinë e fundit që u luajt në skenën e Teatrit Kombëtar. Një ndërtesë prej pupuliti historik e memorial që nëse do ishte ngritur diku nga Lapraka, ish-Kinostudio apo Kombinati, do vijonte të ekzistonte dhe askush nuk do interesohej për të madje edhe sikur të rrëzoheshin tjegullat e çatisë, do ngrinte në këmbë gjithë shtetin që nga Parlamenti i madh i Shqipërisë, e deri te ai i vogli i Tiranës, pasi toka e lakmuar si ishulli i thesarit ndodhej në qendër të kryeqytetit.

Parlamenti shënoi një record “Giunness” pasi për herë të parë në historinë e tij bëri një ligj special të ashtëquajtur ligji “Fusha”, ku një firmë ka privilegjin që të marrë një tender pa garë, ku kumbar bëhet Parlamenti. Ndërsa në rastin e dytë, një firmë private që nuk investon parata e veta por të shtetit, “shpërblehet” për propozimin e vet për ndërtimin e një “kaldaje” që do djegë plehrat dhe i gjithë shteti vihet në resht për të firmosur kontratën duke shënuar një tjetër rekord “Giunness” në shpejtësi.

Të gjitha këto çudira ndodhin ditën për diell, por nuk i prishin gjumin askujt… Të jenë vallë nën thundrën e pushtetit?

KAPS, më falni SPAK, drejtësia e shumëpritur, rrjeta e hekurt ku do kapeshin peshqit e mëdhenj të korrupsionit, më tepër i ngan një “Kronike të një dështimi të paralajmëruar”!

Njësoj si në veprën e Markesit “Kronikë e një vrasjë të paralajmëruar” drejtësia e re lindi e molepsur me të njëjtën flamë si drejtësia e vjetër. Mosndëshkim të korrupsionit të lartë pushtetar duke u mjaftuar me ‘Tiren’, që edhe atë e kapin me presh në dorë mediat. Nuk mund të ndodhte ndryshe, me gjithë entuziazmin e disa Ambasadorve që flisnin për suksese imagjinare si ato të Don Kishot-it me mullinjtë e erës.

Kur reformën e drejtësisë ia beson qeverisë, është njësoj si “t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë” me shpresën se ai nuk do ti kafshojë. Shikoni sjelljen e SPAK me tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë ku paisjet mjekësore si respiratorë e kite, u blenë me tre herë më shtrenjtë se tregu ndërkombëtar.

Fillimisht pas denoncimit, prokurorët e SPAK i dhanë tre javë kohë Ministrisë së Shëndetësisë për të sekuestruar dokumentat e tenderit, ndërsa pas hetimeve e nxorrën të larë megjithë çmimim trefish më të lartë se tregu. Çuditërisht shifrat me tre nuk i bëjnë përshtypje drejtësisë së re, e cila duket se nuk sheh as trefishimin e pasurisë së disa ministrave të qeverisë dhe as të oligarkëve që shqyejnë llokma të florinjta nga byfteqet e pushtetit. Këto të fundit nuk përbëjn as lajm për:

Vaksinën e propagandës, apo median e pushtetit. Në mungesë të një drejtësie të pavarur nga pushteti, të gjitha prozhektorët e pritshmërive janë të drejtuar nga MEDIA. Por, a po e luan ajo këtë rol mjaft të rëndësishem si pushtet i katërt, apo është shndruar në garson të katërt të pushtetit? Edicionet e lajmeve i ngjajnë kronikës së TV Kukësit: Kush më shumë se Edi Rama po përpiqet për të mirën e popullit! Vaksinat anti Covid që mbërritën me valixhe si klandestinët e gomoneve na u servirën sikur i kishte sjellë Mesia i Kryeministrisë për shkak të aftësive të veçanta.

Vaksina e propagandës po i shndërron televizionet e mëdha në kanale të ERTV-së. Edhe gazetaria investigative, e cila duhet përshëndetur, nuk po shkon më larg se sa denoncimi i Tireve. Një gazetare e guximshme i drejtoi ministres Manastirliu pyetjen e guximshme: A do të jepni dorëheqjen nëse fenomeni i korrupsionit do të përfshinte edhe shumë mjekë e infermierë të spitaleve COVID? Pyetje që nuk morri përgjigje! Në Kanada dha dorëheqjen Guvernatorja e Përgjithme që përfaqëson Mbretëreshën Elisabeth II, Julie PAYETTE (dikur një austronaute e famshme) vetëm për bullizëm ndaj stafit të saj.

Por ky lloj morali është i papërtypshëm në Shqipëri. Një miku im më informoi se pasi u sëmur nga COVID, i dha një mjeku mjaft të njohur e të dashur në programet televivize 500 euro vetëm për një recetë.

Kur të gjitha pushtetet janë nën thundrën e qeverisë, ne e presin shpëtimin nga zgjedhjet.

Po a mund të zhvillohen zgjedhje të lira kur të gjitha pushtetet dhe hallkat e tyre janë nën thundrën e pushtetit?

“Tiranët kanë gjithmonë një dritëhije virtyti, u durojnë ligjeve para se ti shkatërrojnë ato!,”- thotë Volteri.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial edi rama meri lika shkrimi nga meri lika edi rama meri lika shkrimi nga meri lika

Sondazh

Poll

Editorial 25 Janar 2021, 12:15

Mos dëgjoni përgjimet, besoni sondazhet

Ky mandat i dytë i rilindjes po mbyllet ashtu sikurse filloi: me përgjime që vërtetojnë atë që në fakt dihet botërisht.  Skandali i lidhjes së Saimir Tahirit me...

Editorial 20 Janar 2021, 07:15

Jeta jonë nuk është një hije që ecën!

Life’s but a walking shadow, a poor playerThat struts and frets his hour upon the stage,And then is heard no more. It is a taleTold by an idiot, full of sound a...

Editorial 17 Janar 2021, 20:35

Paga minimale pak më tej

Në vazhdim të diskutimit për pagën minimale po përpiqem të sqaroj pak më tej rritjen e nivelit të pagës minimale në botë.Fillimisht më duhet të shpreh edhe një ...

Editorial 16 Janar 2021, 18:47

Kjo paga minimale!

Ndërkohë që shumë biznese janë goditur dhe po vazhdojnë të goditen përditë, nga pandemia, ky vit i ri i gjen ata përballë një tjetër goditjeje financiare, me rr...

Editorial 14 Janar 2021, 06:15

Noti i fundit në Liqenin Trump

E kishte një thënie Michelle Obama, gruaja e ish-presidentit Barack, kur duhej dhënë përgjigje ndaj sulmeve që u bëheshin grave, zezakëve, familjes së saj, gjit...

Editorial 13 Janar 2021, 16:50

Populistët tanë

Është bërë modë që të gjitha qeveritë që ne zgjedhim të na kthehen në regjime populiste, me të vetmin ndryshim që herë janë djathtas e herë majtas, por në ...

Editorial 13 Janar 2021, 11:59

Rama si prestigjiator elektoral

Përgjegjshmërinë qeverisëse për efekte skenike Edi Rama e luan si pakkush tjetër. Me aftësinë e një prestigjiatori për të krijuar iluzionin e qeverisjes. Loja e...