Të mbushura plot me plehra e bar! Bashkia e Durrësit tenton për herë të tretë privatizimin: Varrezat t’i mirëmbajë pri
Shtimi i numrit të vdekjeve e ka rënduar situatën në varrezat publike të qytetit bregdetar të Durrësit, ku nevoja për shërbime është tre-kafishuar gjatë pandemisë. Përveç mungesës së theksuar të sipërfaqeve për varre te reja, në dy hapësirat e dedikuara për to, shqetësim kryesor mbetet mungesa e mirëmbajtjes dhe ruajtjes së tyre.
Soren Dedja, nëndrejtor i ndërmarrjes komunale Durrës:
“Në vitet 2018-2019 mesatarja e varrimeve ishte 2-3 në ditë, ndërsa në dimër rritej në 4, por 6 mujorin e fundit ka qenë 10-11 varrime në ditë duke e bërë të pamundur përballimin e këtij fluksi.Aktualisht kemi çuar personel shtesë për të përballuar fluksin, po situata po përballohet me vështirësi.”
Ngado të zë syri plehra dhe barëra të këqija që janë kthyer në strehë për zvarranikët. Ka dhe varre të dëmtuara. Në këtë situatë, Bashkia e Durrësit me miratim të Këshillit Bashkiak ka vendosur sërish të kërkojë nisjen e procedurave për kalimin e shërbimit të mirëmbajtjes dhe ruajtjes së varrezave te privati, pa ndryshuar tarifat për qytetarët.
“Operatori ekonomik që do të garojë duhet të plotësojë disa kritere, siç është mosndryshimi i tarifës që paguajnë qytetarët, 24 mijë lekë, si dhe kalimi i fuqisë punëtore te operatori ekonomik.”
Kjo është hera e tretë në 6 vitet e fundit që Bashkia e Durrësit përpiqet ta kalojë këtë shërbim te privati. Deri në realizimin e këtij kalimi, ndërmarrja komunale që po përballet me ngarkesë pune dhe për shkak të detyrave të tjera funksionale që ka, do të vijojë të jetë përgjegjëse për mirëmbajtjen e varrezave.
Marrë nga Top Channel
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Bankat kanë rritur investimet në letra me vlerë jashtë vendit me 86% në tre vjet
SHQIPËRISË– Në vitet e fundit, bankat kanë rritur ndjeshëm investimet në letra me vlerë jashtë vendit. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë...
3.4 miliardë euro/ Shqiptarët shpenzuan shuma marramendëse për prona jashtë vendit, rritje e pazakontë pas vitit 2008
SHQIPËRI– Shpenzimet e shqiptarëve për prona jashtë vendit janë përshpejtuar vitet e fundit aq sa në vitin 2018 për herë të parë pas gjashtë vitesh t...
Sekretariati i Energjisë: Integrimi i tregut mund të sjellë 800 milionë euro investime
SHQIPËRI– Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë parasheh Shqipërinë si një eksportuese neto e energjisë së prodhuar nga burimet hidrike në...
Nuk u realizua 33% e planit të investimeve në Shqipëri, por s’u kursye për koncesione, 931 projekte mbetën pa u financuar
SHQIPËRI– Megjithë ndryshimet në ligjin organik të buxhetit dhe udhëzimet për të harmonizuar investimet publike në mënyrë të njëtrajtshme gjatë gjithë viti...
Pandemia nxit investimet në klinika private, kredia e re për shëndetësinë u dyfishua gjatë 11 mujorit 2020
Kredia për sektorin e shëndetësisë ka pësuar rritje të shpejtë gjatë vitit 2020, duke shfaqur një ecuri të kundërt me huanë e re në sektorët e tjerë të ekonomis...
Covid-19 goditi Sigurimet, 29% më pak kontrata se një vit më parë
Edhe tregu i sigurimeve e përjetoi vitin pandemik si shumë sektorë të tjerë të ekonomisë.Të dhënat më të fundit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare tregojnë...
Individët shqiptarë dhe bullgarë kanë përdorimin më të ulët të internetit në Europë, rekord Kosova
SHQIPËRI– 69% e individëve shqiptarë nga mosha 16 deri në 74 vjeç, kanë përdorur internetin në tre muajt e fundit, sipas të dhënave që i refer...
Skema nga bilancet: Si futen paratë informale në ndërtim
TIRANË– Një valë ndërtimesh nisi në kryeqytet që pas vitit 2017, e raportuar kjo dhe në rritjen e fortë të sipërfaqes së banesave të dhëna për leje ndërtim...
Numbeo: Kosto e jetesës rritet dhe 3.8 pikë përqindje më 2021 në Shqipëri, nga më të shtrenjtat në Rajon
TIRANË– Kosto e jetesës në Shqipëri në vitin 2021 do të jetë 3.8 pikë përqindje më e lartë se në vitin 2020, sipas rishikimit më të fundit nga portali glob...