Ekonomi

29 Janar 2021, 17:08 Nga DOSJA

TIRANË– Për më shumë se një vit, e gjithë vëmendja e sistemit shëndetësor është e përqëndruar tek pandemia e koronavirusit, duke lënë në ‘hije’ problematikat e tjera. “Fax Neës” ka shkuar ditën e sotme pranë qendrës së konsultave në QSUT, ku ka folur nga afër me pacientë, të cilët kanë marrë shërbime në spital.

Qytetarët janë shprehur se kanë pritur nga 4-5 orë në radhë dhe kanë pasur edhe shtyrje të orarit. Ata shprehen se janë detyruar që të presin në radhë në QSUT pasi në spitalet rajonale nuk u ofrohen të njëtat shërbime, duke folur edhe për mungesë ilaçesh.

PJESË NGA INTERVISTAT:

Keni shumë që prisni në radhë?

Pacienti 1: Kemi goxha. Që në mëngjes këtu. Kam bërë analizat dhe po pres përgjigjet. E kanë shtyrë orarin nga ora 1 që më thanë. Më thanë eja më vonë. 

I keni thënë gjë?

Pacienti 1: Jo, sepse nuk dua ti nevrikos. Jemi në duart e tyre. 

Iu është dashur të prisni shumë në radhë?

Pacienti 2: Po presim që në mëngjes këtu. Ka pasur radhë që nga ora 9 e gjysëm e mëngjesit.

Pse iua kanë vonuar aq shumë?

Pacienti 2: Na kanë vonuar, sepse nuk ka pasur ilaçe. Nuk ka ilaçe. Vij nga Shkodra për të marrë mjekimin. Ka pasur raste që jam kthyer pasi nuk ka pasur ilaçe. Nuk e di pse nuk ka pasur. 

Pse nuk shkoni te spitalet rajonale?

Pacienti 2: Pse, për çfarë? I kemi këtu. Këta mjekime merren vetëm këtu. Asgjë nuk marrim dot atje. Nuk është ilaç që përdoret në spitale rajonale. Është vetëm këtu.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale pacientët në qsut qsut pacientët në qsut qsut

Sondazh

Poll