Politike

LISTA E PLOTË: Deputetët më të pasur të KUVENDIT, kush janë EMRAT që bëjnë bashkë 75.2 mln euro, më i ‘varfri&#

28 Janar 2021, 21:14 Nga DOSJA

TIRANË– Zbardhet lista me 9 deputetët më të pasur në vendin tonë. Lista, kryesohet nga deputeti i PSD-së, Tom Doshi, i cili numëron në pasurinë e tij 30 milionë euro, ndërsa pasohet nga ish-kolegu demokrat, biznesmeni Agron Shehaj. Ky i fundit diferencohet me 7 milionë euro nga vendi i parë. 

Në listën e publikuar në emisionin “Opinion”, mes më të pasurve në parlament është edhe ish-i zgjedhuri i LSI-së, Agron Çela, ndërkohë që më shumë vende zënë socialistët. Ndryshe nga të tjerët është vetëm Fate Velaj.

Ai ka vlerësuar vetë pasurinë e tij, përfshirë edhe koleksionin e artit, duke u deklaruar se vlen 1.4 milionë euro. Më “i varfëri” ndër të pasurit e Kuvendit është Alket Hyseni, i cili shënon jo më pak se 1 milionë euro. 

LISTA E PLOTË: 

Tom Doshi- PSD me pasuri 30 milionë euro

Agron Shehaj-PD 23 milionë euro

Agron Çela- LSI 11.4 milionë euro

Adnor Shameti- PS 5.3 milionë euro

Anastas Angjeli- PS 2 milionë euro

Fate Velaj- PS 1.4 milionë euro (koleksione artistik)

Tatjana Biro- PS 1.1 milionë euro

Alket Hyseni-PS 1 milionë euro

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deputetet me te pasur kuvendi i shqiperise deputetet me te pasur kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll