Art&Argëtim

Zbulohet kura ndaj parandalimit të HIV-AIDS, homoseksualët jashtë rrezikut të infektimit

3 Maj 2019, 09:07 Nga DOSJA
Zbulohet kura ndaj parandalimit të HIV-AIDS, homoseksualët jashtë

BRITANI– Një fund i epidemisë së AIDS , ky është rezultati më i arrirë pas një studimi historik që zbuloi se meshkujt e infektuar me HIV-AIDS u pastruan tërësisht nga infeksioni, nëpërmjet barnave antiretroviralë dhe nuk kishin asnjë shans për të trasmetuar këtë infeksion tek partneri i tyre.

Studimi arriti në përfundimin, që nëse të gjithë të infektuarit me HIV-AIDS janë trajtuar plotësisht me barnat e kurës së re, nuk do të ketë infeksione të mëtejshme.

Midis pothuajse 1,000 çifteve meshkuj në të gjithë Evropën, ku një partner me HIV-AIDS kishte marrë trajtimin për të shtypur virusin, nuk kishte raste të transmetimit të infeksionit tek partneri me HIV negativ, gjatë seksit pa prezervativ. Edhe pse 15 meshkuj ishin infektuar me HIV-AIDS gjatë studimit tetëvjeçar, testimi i ADN-së vërtetoi se ishte përmes seksit me dikë tjetër dhe jo me partnerin ekzistues.

Ky zbulim ofron një dëshmi bindëse për meshkujt homoseksualë ku rreziku i transmetimit të sëmundjes HIV-AIDS është më i lartë.

Në vitin 2017, pothuajse 40 milionë njerëz jetonin në mbarë botën me HIV-AIDS, prej të cilëve 21.7 milionë ishin në trajtim antiretroviral. Rreth 101,600 njerëz jetojnë me HIV-AIDS në Britani të Madhe, dhe prej tyre, rreth 7,800 janë të padiagnostikuara. Britania e Madhe po plotëson synimin e OKB-së për t’i dhënë fund epidemisë së HIV

Zbulimet e fundit përforcojnë rëndësinë e marrjes së testeve të HIV-AIDS më shpesh, gjë që përfundimisht mund t’i japë fund transmetimit të virusit në të ardhmen. Kura e re ka sjellë një ndryshim të madh krahasuar me vitin 2005. Nga 2017-a ka pasur një rënie 17% në 2016 dhe një rënie prej 28% krahasuar me vitin 2015.

Jens Lundgren, një profesor i sëmundjeve infektive në Rigshospitalet të Universitetit të Kopenhagës dhe udhëheqës i përbashkët për studimin, i quajtur Partner, tha: “Tani kemi dhënë dëshmi përfundimtare shkencore se si trajtimi në mënyrë efektive parandalon transmetimin e mëtejshëm seksual të HIV”.

Marrë dhe përshtatur nga: The Guardian

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete hiv-aids homoseksualë infektim kurë sida zbulim hiv-aids homoseksualë infektim kurë sida zbulim

Sondazh

Poll