Ekonomi

Në vend të tretë për rritjen ekonomike/ Raporti i KE: Shqipëria me borxhin më të lartë në rajon, pas vendit tonë vjen

24 Janar 2021, 07:00 Nga DOSJA
Në vend të tretë për rritjen ekonomike/ Raporti i KE:

TIRANË– Shqipëria renditet si vendi i parë në rajon sa i takon borxhit publik. Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga Komisioni Evropian bëhet e ditur se në fund të muajit shtator të vitit 2020 vendi ynë arriti në 79.9%, të borxhit publik, duke u bërë kështu vendi i parë në rajon.

Sipas raportit shtetet që u goditën më shumë nga pandemia përsa i përket anës ekonomike, ishin Shqipëria dhe Mali i Zi dhe kjo sipas sipas raportit vjen për shkak të varësisë që kanë ndaj sektorit të shërbimeve e kryesisht ndaj turizmit.

Ndërkohë, sa i takon recesionit ekonomik në vend të parë është Mali i Zi me rënie prej -14.3%, ndjekur nga Shqipëria me -6.8% dhe Maqedonia e Veriut prej -4.9%.

Si pasojë e rënies më të lartë, Komision Evropian pret që Mali i Zi të ketë edhe rimëkëmbjen më të shpejtë me 6.8%, ndjekur nga Serbia me 4.8% dhe më pas Shqipëria me 3.7%. Në rikuperimin ekonomik të vendit sipas raportit ndikim do të kenë investimet si dhe avancimi i procesit të rindërtimit.

BORXHI PUBLIK

Shqipëria 79.9%
Mali i Zi 78.1%
M. e Veriut 51.5%
Serbia 57.1%
Turqia 41.3%
Bosnja 37.7%
Kosova 19.9%

RËNIA EKONOMIKE

Shqipëria -6.8%
Mali i zi -14.3%
Maqedonia e veriut -4.9%
Serbia -1.8%
Turqia -2.5%

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi ekonomia ne shqiperi komisioni europian ekonomia ne shqiperi komisioni europian

Sondazh

Poll