Ekonomi

“Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulta”/ Ilir Meta: Bizneset nuk mbësh

22 Janar 2021, 15:50 Nga DOSJA
“Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulëta, krahasuar me vendet e rajonit.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka thënë se taksat u merren vetëm bizneseve që sipas tij, nuk kanë lidhje me qeverinë.

Ndër të tjera ai ka thënë se bizneseet në vendin tonë nuk mbështeten njëlloj dhe kjo është arsyeja që investitorët të largohen. Sipas Metës, një klimë e mirë biznesi do të thotë më shumë vende të reja pune, më shumë investime dhe në shumë zhvillim.

“Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulta, krahasuar me vendet e rajonit. Arsyeja është e thjeshtë: taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë. Bizneset nuk mbështeten njësoj, ndaj investitorët largohen. Të forcojmë ekonominë duke luftuar pabarazinë, korrupsionin dhe klientelizmin politik!
Një klimë e mirë biznesi do të thotë më shumë vende të reja pune, më shumë investime, më shumë zhvillim. Të ndihmojmë biznesin, për të ndalur shpopullimin!”– ka thënë ai.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Ekonomi 20 Janar 2021, 07:24

A mund të bëhet Leku monedhë zyrtare e Kosovës?

Është thënë disa herë se Kosova mund të bëjë si valutë zyrtare Lekun e Shqipërisë. Madje, lideri i Vetëvendosje Albin Kurti, që drejtoi qeverinë për disa m...