Art&Argëtim

Tym, gjak dhe vrasje! PËRMES FOTOVE: Çfarë ndodhi 10 vite më parë në Tiranë, si ‘doli nga duart’ protesta para Kryemi

21 Janar 2021, 07:36 Nga DOSJA
Tym, gjak dhe vrasje! PËRMES FOTOVE: Çfarë ndodhi 10 vite

TIRANË– Tym, flakë dhe gjak në Tiranë! Ky është togfjalëshi që e përshkruan më së miri gjithë çfarë ndodhi gjatë protestës së Partisë Socialiste para Kryeministrisë, plot 10 vite më parë.

Por çfarë ndodhi më 21 Janar?

Janari i 2011-s e gjeti të polarizuar skenën politike shqiptare për shkak të videos së publikuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, i cili transmetoi një videopërgjim të realizuar nga i ndjeri Dritan Prifti. Në të shfaqej Ilir Meta, në atë kohë Ministër i Jashtëm dhe zv.kryeministër në koalicion me qeverinë e Sali Berishës.  Sipas Priftit, në videopërgjim Ilir Meta kërkonte favore për një tender ndërtimi hidrocentrali. Gjatë bashkëbisedimit, përmendet shifra 700 mijë euro. LSI e cilësoi videon si montazh dhe makinacion të Edi Ramës, aso kohë lider të opozitës.

Ky i fundit ripërsëriti thirrjen për t’iu bashkuar protestës më 21 janar para Kryeministrisë duke ia lënë në dorë protestuesve gjithë zhvillimin e ngjarjeve. Tre persona, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda mbetën të vdekur në vend, ndërsa Aleks Nika ndërroi jetë disa ditë më vonë si pasojë e plagëve të marra para Kryeministrisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur 21 janar 2011 21 janar 2011

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Janar 2021, 20:24

TIRANË- Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, ka marrë çmimin ndërkombëtar. Përmes një postimi në rrjetet Jaho bën të ditur se ka fitu...

Art&Argëtim 20 Janar 2021, 16:39

TIRANË– Vetëm 14 ditë para se të arratisej nga shtëpia ku ishte vënë në masën “arrest shtëpie”, Fjolla Morina ka bërë ‘lëvizjen e fundit’. Në një pos...