Art&Argëtim

“Bën kjo katunarja sikur çfarë ka bërë”, ndjekësja i nis gabimisht mesazhin Arbanës, moderatorja i kthen përgjigjen

19 Janar 2021, 08:54 Nga DOSJA
“Bën kjo katunarja sikur çfarë ka bërë”,

TIRANË– Arbana Osmani është një ndër moderatoret që pasionin për kuzhinën e ndan çdo ditë me ndjekësit e saj në Instagram. Por jo të gjithë kanë një mendim të mirë për recetat e Arbanës.

Së fundmi ajo ka marrë një mesazh nga një vajzë e cila “gabimisht” i ka dërguar një “replay”, në një nga recetat që moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj.

“Bën kjo katunarja, sikur çfarë ka bërë, sikur nuk e dimë ne. Kur hanim ne avocado a salmon, kjo hante sufllaqe”, ka shkruar komentuesja.

Ndërsa, Arbana ia ka kthyer se i pëlqen shumë sufllaqet dhe një të tillë do ta ndërronte me salmonin. “ Nga seria, doja me ia nis një shoqe, po ta nisa ty gabimisht. Unë vdes për sufllaqe. Ku ta gjej ta ndërroj salmonin me sufllaqe”, shkruan Arbana.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani arbana osmani

Sondazh

Poll