Art&Argëtim

Çmenduri! Arbana Osmani shpenzon 549 dollarë për një lojë formuese

17 Janar 2021, 21:44 Nga DOSJA
Çmenduri! Arbana Osmani shpenzon 549 dollarë për një

TIRANË– Moderatorja Arbana Osmani duket se është e fiksuar pas lojërave formuese dhe dëshiron që djalit të saj, t’i sigurojë më të mirat e me të shtrenjtat. Konkretisht, një prej lojërave me kuba formuese, e markës ‘Lego’, ka kushtuar 549.99 dollarë.

Në një postim në Instagram, Arbana Osmani postoi një foto me të birin, krahas të cilës shkruante se nga puna ka shkuar në punë, pasi tashmë e priste loja me të voglin.

Kuriozë, ndjekësit e pyetën se ku e kishte blerë lojën në fjalë, ndërsa moderatorja në një postim në Instastory shkruante se e kishte marrë tek ‘Lego’. Dhe çmimi, siç e shikoni në foto është një çmenduri, plot 549.99 dollarë!

Çfarë janë Lego-t?

Lego (në gjuhën daneze) është një linjë lodrash plastike ndërtimi, të cilat janë prodhuar nga Lego Group, një kompani private në Billund, Danimarkë. Produkti kryesor i kompanisë, Lego, ka të bëjë me tulla plastike shumëngjyrëshe që shoqërojnë një sërë ingranazhi, figurina të quajtura minifigure, dhe pjesë të tjera të ndryshme. Pjesët Lego mund të montohen dhe të lidhen me njëra-tjetrën në shumë mënyra, për të ndërtuar objekte nga më të ndryshmet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani ble 549 dollare lego arbana osmani ble 549 dollare lego

Sondazh

Poll