Art&Argëtim

FOTOJA: Shkoi në familjen e varfër/ Gjesti i Leonora Jakupit bën ‘namin’ në rrjet, futet brenda me cizme… (REAGIMET)

16 Janar 2021, 14:48 Nga DOSJA
FOTOJA: Shkoi në familjen e varfër/ Gjesti i Leonora Jakupit bën

KOSOVË– Këngëtarja Leonora Jakupi bashkë me Halil Kastratin dhe Bekim Jasharin kanë shkuar së bashku në një familje të varfër. Të gjithë kanë shkuar në bashku në banesën e familjen e Bekim Gjeloshit, i cili është në gjendje të vështirë ekonomike.

Teksa jepnin lajmin se familja do të bëhej me një banesë të re, vëmendja e mediave ka shkuar tek këngëtarja Jakupi. Kjo e fundit ka hyrë me çizme brenda në banesë, duke u komentuar pafund në rrjetet sociale. 

Juristja Flutra Kusari ka shpërndarë një reagim ndaj këngëtares, ku thuhet se përtej ndihmës që mund të ofrojë dikush, e që është e pamohueshme, dëmi moral e shëndetësor që mund të shkaktojë është i paimagjinueshëm.

Ndërsa një tjetër shkruan: E kuptoj injorancën e thellë dhe mosaftësinë për t’i dalluar as edhe ngjarjet dhe vende ku prezanton dhe merr pjesë. E kuptoj dhe egoizmin e skajshëm për t’u mbuluar në luks nga këmbët tek kapuçi.E kuptoj edhe tentimin për të rënë në sy duke u mbështetur tek veprat e bamirësisë. Mirë që shkon tek familja, e cila jeton në varfëri ekstreme me fustanin Gucci, pallton LV e kapele Dior, por të paktën t’i kishte zbathur çizmet për respekt dhe higjenën e atij fëmije të vogël që jeton në kushte mjerimi.

Disa e kanë cilësuar si fyerje për familjen, veprimin e këngëtares Leonora Jakupi. Po ju si mendoni?

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz leonora jakupi leonora jakupi me cizme leonora jakupi leonora jakupi me cizme

Sondazh

Poll