Art&Argëtim

“Prapë më mungon shumë në këtë dimension” një vit pa Xhevdet Ferrin, e bija e kujton me fjalët e ndjera: Faleminderi

16 Janar 2021, 14:37 Nga DOSJA
“Prapë më mungon shumë në këtë

TIRANË– Një vit më pare u nda nga jeta aktori i njohur Xhevdet Ferri. Ai vuante nga një sëmundje e pashërueshme, e cila i mori edhe jetën, pikërisht në moshën 59- vjeçare. Vajza e tij, Bora përmes një statusi në rrjete sociale ka kujtuar të atin me fjalë prekëse duke shprehur se sa shumë i ka munguar figura atërore. “Në këtë vit që s’ke qenë me mua kam marrë prej teje leksione jete që nuk i kisha marrë në 34 vitet e rrugëtimit tonë të përbashkët. Prapë më mungon shumë në këtë dimension“,- shprehet ndër të tjera Bora në statusin e saj.

STATUSI I PLOTË I BORA FERRIT:

“Hi papi, prapë unë, “xhandari i vogël”, epiteti që mendoje se më shkonte më shumë për shtat këto vitet e fundit. Sot bëhet një vit që nuk je më fizikisht mes nesh. Jo se ka ndonjë domethënie për mua sepse që prej asaj dite koha s’është më lineare për mua.

Datat janë gjithashtu shumë konvencionale, pa ndonjë domethënie të madhe, ashtu siç nuk i ndjeje as ti datat e largimit nga kjo jetë e prindërve të tu. Funny he?! Si vijnë gjërat full circle?! Për tu habitur gjithashtu se si në këtë vit që s’ke qenë me mua kam marrë prej teje leksione jete që nuk i kisha marrë në 34 vitet e rrugëtimit tonë të përbashkët.

Faleminderit për këtë, faleminderit gjithashtu që më del shpesh në ëndërr, që flasim, që përqafohemi… ashtu ftohtë siç dimë ne, pa ndonjë manifestim me ulërima. Prapë më mungon shumë në këtë dimension. Kam bindjen se ke gjetur paqen e kërkuar aty ku je tani. Ne të duam shumë këtu ku na ke lënë”.

(d.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bora ferri vajza e xhevdet ferrit xhevdet ferri bora ferri vajza e xhevdet ferrit xhevdet ferri

Sondazh

Poll