Art&Argëtim

Nuk publikoi asnjëherë foto me barkun e rrumbullakosur gjatë shtatëzanisë/ Arbana Osmani zbulon ARSYEN: Mund të prekë fem

15 Janar 2021, 17:00 Nga DOSJA
Nuk publikoi asnjëherë foto me barkun e rrumbullakosur gjatë

TIRANË– Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ditën e sotme për herë të parë ka terguar arsyen pse nuk ka publikuar foto me barkun e rrumbullakosur gjatë shtatzënisë të fëmijës së dytë.

Gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me ndjekësit, e pyetur se nëse urren të bëj foto me basrkun e rrumbullakosur, moderatorja e ka mohuar duke shtuar se ajo nuk ka publikuar foto gjatë shtatëzanisë për një arsye shumë të fortë. Osmani ka thënë se nëse do publikonte foto, kjo gjë mund të ndikonte te femrat që kanë probleme me infertilitetin.

“Urren të bësh foto me barkun e rrumbullakosur”– shkruan ndjekësi.

“S’më pëlqen të më shohin shtatzënë në rrjete sociale duke qenë se kjo mund të prekë shumë femra që kanë probleme me infertilitetin dhe e di sa e rëndë mund të jetë kjo. Kaq e thjeshtë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë gjatë bashkëbisedimit moderatorja është pyetur se nëse ka bërë ndërhyrje në fytyrë, ku kjo e fundit e ka mohuar duke thënë ndër të tjera se nuk është kundër ndërhyrjeve.

“S’ke bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë”– i drejtohet ndjekësi.

“Nuk jam kundra, kështu që edhe mund të bëj kur të vijë koha. Por edhe mund të mos bëj, s’e di”.- tha Osmani. 

Por kurizoitet e ndjekësve nuk kanë mbarruar me kaq, pasi moderatorja është pyetur në lidhje me partnerin e saj, Eduart Grishaj. E pyetur nëse i është ankuar ndonjëherë partnerit, sepse nuk e ndihmon gjatë natës, Osmani ka thënë se nuk e ka bërë asnjëherë një gjë të tillë.

“As edhe një herë. Kurrë. I ankohem për gjëra të tjera, por jo për këtë”.- tha Osmani. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani arbana osmani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Janar 2021, 16:07

Çfarë është dëshpërimi i Janarit

Viti i Ri është kohë për fillime të reja, por për shumë ka një zhytje në atë pozitivitet. Dëshpërimi i Janarit janë një gjendje e vërtetë mjekësore.“Është ...