Art&Argëtim

Emojit e Dua Lipës në postimin e fundit, ndjekësit aludojnë se është në pritje të ëmbël

14 Janar 2021, 12:50 Nga DOSJA
Emojit e Dua Lipës në postimin e fundit, ndjekësit aludojnë

BRITANI– Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa vetëm pak ditë më parë me anë të postimeve në rrjetet sociale, na bëri të ditur se ka nisur pushimet e para për këtë vit së bashku me familjen e saj në Meksikë.

Por një postim i fundit i disa fotove në Instagram,ka nxitur spekulime se është në pritje të një fëmije.

Ndjekësit e saj nuk hezituan ta bombardonin me pyetje nëse është shtatzënë. Këngëtarja 25-vjeçare, e cila ndodhet në pushime në Meksikë edhe me të dashurin e saj 21-vjeçar Anwar Hadid, postoi një fotografi me një fustan jeshil. Por përshkrimi që bëri ishte plot me emoji që përfshinin arushë, biberonë, foshnje dhe para, gjë që nxiti menjëherë reagime.

“Është ajo shtatzënë?”, “Vetëm unë mendoj që është shtatzënë? Të dua Dua Lipa”, janë disa prej komenteve që janë bërë në fotografinë e këngëtares.

Ende nuk ka një reagim janë në pritje të fëmijës së parë, së bashku me modelin e famshëm Anwar Hadid. Prej disa muajsh, ata po përjetojnë romancën e dashurisë dhe me postime të ndryshme në rrjete sociale tregojnë se janë tepër të lumtur.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa shtatzane dua lipa shtatzane

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Janar 2021, 09:24

Çfarë mendon Faik Konica për Gjuhën Esperanto?

L’Européen botoi, nga një korrespondent i rrallë, z. Thrank-Spirobeg, shkrimtar shqiptar që trajton gjuhën tonë mrekullisht, një letër kurioze për gjuhët ndërko...