Bota

SHBA/ “Më ngacmoi të dashurën”, adoleshenti vret dhe i copëton trupin bashkëmoshatarit, kokën ja futi në qese plastik

30 Prill 2019, 15:59 Nga DOSJA
SHBA/ “Më ngacmoi të dashurën”, adoleshenti vret dhe

SHBA– Një 18-vjeçar ka dalë ditën e sotme përpara gjykatës. Mathew Borges akuzohet të ketë vrarë shokun e tij të klasës tre vite më parë, vetëm sepse ky i fundit foli me të dashurën e tij.

Ngjarja ka ndodhur tre vite më parë në Boston. Mediat lokale shkruajnë se tre vite më parë, kur ata ishin 15-vjeç, Borges e sulmoi shokun e klasës pasi dyshonte se ai flirtonte me të dashurën e tij në atë kohë.

Më pas ai e vrau, ai i preu duart, kokën ja futi në një qese plastike dhe trupin e hodhi në lumë. “E kam vrarë… ai është i vdekur”, raportohet t’u ketë thënë ai shokëve të tij, pasi ka kryer krimin.

Trupi i gjymtuar i Manuel Viloria-Paulino, u gjet nga një kalimtar rasi në lumin Merrimack, kurse koka u gjet vetëm disa ditë më vonë.

Sipas Leilany Dejesus, të dashurës së Borges në atë kohë, 18-vjeçari ishte inatosur vetëm sepse e kishte parë të fliste me Manuel Viloria-Paulino në shkollë.

Përpara grupit hetimor ajo rrëfeu se si i dashuri i saj në atë kohë Mathew Borges e kishte keqtrajtuar pas kësaj bisede me shokun e klasës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota boston leilany dejesus manuel viloria-paulino mathew borges ngacmimi ndaj te dashures shba vrasja e 15 vjecarit boston leilany dejesus manuel viloria-paulino mathew borges ngacmimi ndaj te dashures shba vrasja e 15 vjecarit

Sondazh

Poll