Art&Argëtim

Pas përlotjes së Alketës në emision, Olti Curri ka edhe diçka për t’i thënë

30 Prill 2019, 10:19 Nga DOSJA
Pas përlotjes së Alketës në emision, Olti Curri ka edhe

TIRANË– Alketa Vejsiu ndau në emision lajmin e nismës që ka ndërmarrë për vogëlushin e emisionit ‘Në Kurthin e Piter Pan’, Xhejson Baftit. Gjatë fjalimit hapës që ajo mbajti, pati dhe përlotje teksa kujtonte dhe vështirësitë që ajo kishte kaluar në fëmijëri.

Megjithatë, Olti Curri ka vazhduar me idenë e tij, që fëmijët e përfshirë në edicione të mëdha, duhet të paguhen, të lidhin kontrata.

“Rëndësi ka që Xheisoni të bëhet me shtëpi…dhe pas tij të ndihmohen edhe fëmijët e tjerë të spektaklit që kanë nevoja jetike pa bërë dallim. Gjithashtu duhet që të gjithë fëmijëve që dalin në ekran t’i lidhet kontratë shpërblimi financiar për çdo emision televiziv që bëhet, shpërblim që menaxhohet nga prindërit dhe faktohet me dokumenta nga produksionet dhe televizionet ku transmetohen këto spektakle. Të regjistruara dhe të taksuara sipas ligjit. Që nga data e fillimit të spektakleve, jo pasi të plasë debati në media. Të paktën fëmijët të paguhen se të rriturit kanë vetë në dorë të zgjedhin.”-shkruan Olti Curri në profilin e tij, InstaStory.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu olti curri reagime replika xhejson bafti alketa vejsiu olti curri reagime replika xhejson bafti

Sondazh

Poll