Art&Argëtim

Fëmijët e pyesin çfarë bëre natën e parë të martesës, Koço Devole jep përgjigjen epike

30 Prill 2019, 07:06 Nga DOSJA
Fëmijët e pyesin çfarë bëre natën e parë

TIRANË– I ftuar në emisionin e të hënës “Në Kurthin e Piter Pan”, ka qenë aktori i mirënjohur i skenës shqiptare. Sigurisht që e gjithë mbrëmja ka kaluar me një atmosferë të qeshur dhe pyetjet e brishta të fëmijëve kanë marrë një përgjigje sa të thjeshtë për t’u kuptuar aq edhe me nota humori.

Bashkëprezantuesi i vogël, Eno që qëndron përkrah Alketa Vejsiu e ka hapur kështu intervistën me aktorin e madh: “Ti a u gëzove kur u martove, edhe ditën e parë të martesës cfarë bërë?

“Tani të gjitha nuk do t’i thotë xhaxhi çfarë kam bërë, por ajo që bëra për herë të parë, natën e parë të martesës, e mora nusen time në krahë i thash hip këtu i thash…Dhe ashtu në krahë siç e kisha i thashë: O shpirt, kështu do të çoj tërë jetën në krevat, në krahë… Ua tha sa mirë!-më tha ajo. Kështu kaloi nata e parë, e dytë, e tretë, muaji i parë, i dytë, i tretë. Mirëpo gruaja filloi të shëndoshej, por unë s’kisha më fuqi ta çoja në krahë. Kështu që s’kisha ç’bëja edhe i thashë grua hip këtu lart në karrige, u përkula dhe i thashë hip në kurriz.Tani meqë i dhashë fjalën, gruaja u shëndosh e u shëndosh dhe arrita ta çoj në krevat me karrocë.

Tani kanë kaluar plot vite dhe gruaja është bërë si vozë, por ama unë fjalën e mbaj, sepse kam vënë nja dy dërrasa tek krevati dhe ngaqë është si vozë, por ama fjalën unë e mbaj sepse kam vënë nja dy dërrasa te krevati, dhe ngaqë është si vozë e rrotulloj dhe e çoj në krevat.Por tani, edhe gruaja po dobësohet po edhe un po bëj pak stërvitje që ta mbaj fjalën dhe deri sa të plakem do ta çoj në krevat në krahë”- ka rrëfyer Koço Devole, duke shkaktuar të qeshura pafund në sallë.

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu eno koço devole nata e parë e martesës alketa vejsiu eno koço devole nata e parë e martesës

Sondazh

Poll