Art&Argëtim

 U deshën që fëmijë dhe u ndanë me bujë, ‘bluza’ tradhëton Lori Hoxhën dhe Vis Bajraktarin, zbulon kthimin e tyre

9 Janar 2021, 22:45 Nga DOSJA
 U deshën që fëmijë dhe u ndanë me bujë,

TIRANË– Lori Hoxha, një nga blogeret më në zë në Shqipëri, e njohur edhe si trashëgimtarja e ‘Top Channel” i është kthyer dashurisë së saj të parë dhe të vjetër, Vis Bajraktarit. Pas më shumë se një vit e gjysmë të ndarë, ngjarje e cila bëri bujë të madhe, bukuroshja siç duket është hedhur sërish në krahët e Visit.

Detaji që ka zbuluar dhe po qarkullon në rrjet duke aluduar kthimin e tyre është një bluzë e thejshtë e zezë. Bluza në fjalë, është veshur nga Lori Hoxha dhe postuar në rrjetet sociale, më datë 26 nëntor të vitit që lamë pas.

Vetëm në 24 orët e fundit, e njëjta bluzë, u shfaq e veshur nga Vis Bajrkatari. Ky i fundit postoi një ‘selfie’ me bluzën veshur në Instagram. Kaq mjaftoi që rrjeti të ndizet nga dyshimet për rikthimin e një prej çifteve që dikur i dedikonin njëri-tjetrit fjalët: Zemra ime rreh shumë fort kur të shoh ty!

Lori dhe Visi kanë një histori shumë të gjatë së bashku. Të dy janë njohur e dashur që në shkollë, dhe madje vetë blogerja në rrëfimet e saj të rralla tregonte si Visi ishte djali i vetëm në klasë që e mbronte. Ajo miqësi e lindur në vegjëli, me kalimin e viteve është kthyer në një dashuri që ka pasur uljet dhe ngritjet e veta. E tashmë, siç duket, do e shohim sërish bashkë dyshen e njohur…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz lori hoxha vis bajraktari lori hoxha vis bajraktari

Sondazh

Poll