Editorial

Viti i mbrapshtë 2020 … tragjikomedi me katër akte

31 Dhjetor 2020, 08:11 Nga DOSJA
Viti i mbrapshtë 2020 … tragjikomedi me katër akte

Brezit të para viteve 90-të i janë bërë duart gjak nga duartrokitjet për miqësinë Shqiptaro – Kineze, ndërsa brezi i sotëm që fatmirësisht nuk e jetoi atë kohë por vetëm “shijuan” mallrat kineze, u befasua kur nga Kina e madhe bashkë me mallrat e lira me leverdi, na erdhi edhe një virus i vogël por që hatanë do ta bënte të madhe. Kaq e madhe qe hataja që virusi do t’i bënte njerëzisë, saqë bejtexhinjtë popullor vargëzuan: Një virus pa brekë na dërgoi Wuhan-i. Se te lakuriqi qe fshehur shejtani

Koka e prerë…

Edhe rilindasit e sotëm që rrofshin sa malet e marrshin nga ditët tona, megjithëse i falen dhe i thurrin lavde pa fund Europës, ndonjë eksperiencë kineze jo vetëm nuk e kanë harruar, por edhe e kopjojnë në mënyrë origjinale, pa bërë plagjaturë. Nën shembullin kinez, ku mjeku Li Wenliang, që pati kurajon të informonte për pandeminë u arrestua dhe u këshillua të qepte gojën, mjekun shqiptar Ilir Allkja që guxoi të denonconte realitetin e trishtë, jo vetëm e këshilluan, por edhe e pushuan nga puna.

T’i heqësh bluzën e bardhë një mjeku që sakrifikon jetën në valën e egër të pandemisë, është njësoj sikur të vrasësh engjëllin tënd mbrojtës. Humbjes së 15-të mjekëve nga pandemia Covid, qeveria i shtoi edhe të 16-in duke e flakur në rrugë mjekun që nuk i bëri fresk sukseseve 3D të rilindjes. Ministresh-a Manastirliu që u akuzua se edhe dizertacionin e kishte plagjaturë të kopjuar në Afrikë, në vend të mirënjohjes pa fund ndaj mjekëve si Ilir Allkja që edhe në mungesë të mjeteve punojnë me vetmohim në shërbim të qytetarëve të sëmurë, bëri sërisht plagjaturë «Made in China» duke e flakur atë në rrugë.

Në vend të medaljes së mirënjohjes, ministresh-a e rilindjes zbatoi urdhërat e hyqymetit kryeministror, duke prerë kokën e mjekut « haram » Ilir Allkja.

Me pushkë e penë për Mëmëdhenë

Për të ndriçuar mendjet e shqiptarëve, rilindasit tanë mëndjendritur krahas penës përdorën edhe pushkën. Nën “shembullin” e tyre rilindasit e sotëm përdorën penën (PPP-të), për të “ndriçuar” ekonominë e shqiptarëve me partneritetin publik-privat dhe pushkën (rruspën) për të liruar hapësirat publike në favor të oligarkëve. Për të “rinovuar” territorin e lakmuar të Teatrit Kombëtar, kryefadromisti rilindas Erion Veliaj zbatoi urrdhërat e hyqymetit duke shembur në mesnatën e 17 Majit, Teatrin Kombëtar, duke shpërfillur rebelimin 3-vjeçar të artistëve dhe organizatën Europa Nostra, duke shënuar një akt të pashembullt vandalizmi.

Qorrfermani…

Pas zgjedhjeve të “sukskesshme” njëpartiake bashkiake dhe protestave të dhunshme të opozitës, faktori ndërkombëtar me në krye Ambasadoren Kim, vendosi të joshë opozitën me një marrëveshje të ëmbël si bakllava 2020-të petëshe me 5 duar (Qershor) sherbet sheqer. Opozita nën garancinë e Ambasadores Kim që e konsideronte “mik” liderin e opozitës “Llulli” Basha, u ul dhe firmosi marrëveshjen që u përshëndet nga i gjithë faktori ndërkombëtar. Por pas bakllavasë joshëse të Ambasadores Kim, Sulltani i pashpallur Mrs/skënderbe. Rama, kishte fshehur si as nën mëngë qorrfermanin. Me ndihmën e Ballaban Pashë Jenisher-Kërpëratë-Murriz Opozitës që nuk përfaqëson vullnetin e popullit opozitar, u ekzekutua Kushtetuta. Aferim i qoftë.

Kamarja e turpit…

Koka e prerë e Teatrit Kombëtar dhe e mjekut Ilir Allkja do tentohet të vendoset në kamaren e “turpit” nga rilindja me ndihmën e mediave të saj që mund të bëjnë emisione pafund për kasetën e humbur të Bellanicës por asnjë për kokën e “prerë” të mjekut Allkja.

A do pësojnë edhe zgjedhjet e 2021-it fatin e kokës së prerë? Këtë mbase do të mund ta vendosin shqiptarët…

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial ilir gjini ilir gjini

Sondazh

Poll

Editorial 30 Dhjetor 2020, 11:03

Maskarenjtë dhe horrat i krijon pushteti

Ndodhin fenomene të renda, të natyrave të ndryshme në vendin  tonë – deri në tragjedi  dhe atëherë kur bëhen pjesë e medias kujtohemi të gjithë t’i dënojmë. Rea...

Editorial 23 Dhjetor 2020, 20:58

T’i themi lamtumirë të ardhmes?

Kjo qeveri i ka shkaktuar vendit kosto të mëdha për sa i përket jetëve të humbura nga Coronavirusi por dhe nga sëmundjet e tjera të cilat kanë ngelur pa u trajt...

Editorial 21 Dhjetor 2020, 08:07

Prangat e pushtetit

Dikur një i afërmi im P. Kavo me profesion mësues, u arrestua pasi u shpreh se ishte e padrejtë që fshatarët (kooperativistët) edhe pse e prodhonin vetë grurin,...

Editorial 20 Dhjetor 2020, 09:28

Për kë bien këto këmbana?!

Dosja 184 na tregoi edhe një herë se “diktatorët” e shekullit XXI kanë karakteristikën e përbashkët që i njoftojnë dhe i promovojnë krimet që do të kryejnë, mad...