Art&Argëtim

“Ishte keqkuptim!”/ Rina tha se do bashkëpunonte me të, Tayna ndryshon mendim pas disseve: Ajo është shumë e mirë!

2 Janar 2021, 12:30 Nga DOSJA
“Ishte keqkuptim!”/ Rina tha se do bashkëpunonte me të,

TIRANË-Konkurenca mes Taynës dhe Rinës është ndjerë që në daljet e tyre të para skenike. Pas largimit të Rinës nga labeli ‘On Records’ gjërat mes dy vajzave erdhën duke u sheshuar. U zbutën kaq shumë sa tashmë nuk e mohojnë dhe një bashkëpunim me njëra-tjetrën.

Tayna ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Shiko Kush Luan’ aty ku u pyet për marrëdhënien me Rinën.

Gjithçka ka qenë keqkuptim së pari. Edhe nuk kam kurrgja me ta. Duket se është shumë vajzë e mirë, këngëtare e mirë…kështuqë peace.’- u shpreh Tayna.

Nga ana tjetër dhe Rina është shprehur muaj më parë po në të njëjtin emision se nuk do e refuzonte një bashkëpunim me Taynën. Ndaj na mbetet veç të presim për boom-in e rradhës!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz rina tayna rina tayna

Sondazh

Poll