Art&Argëtim

U largua nga emisioni me urgjencë! Reagimi i Shpat Kasapit kur në media doli lajmi se ishte kapur me drogë

2 Janar 2021, 07:54 Nga DOSJA
U largua nga emisioni me urgjencë! Reagimi i Shpat Kasapit kur në

TIRANË–Shpat Kasapi është vënë në qëndër të medias për shkak të lajmit se ai ishte kapur me drogë nga policia. Menaxheri i tij i mohoi këto lajme duke thënë se këngëtari ishte në Tiranë atë ditë.

Shpati në të vërtetë ishte për të marrë pjesë në regjistrimin e emisionit festiv “Soiree” me Jonida Shehun në Abc Neës.

Por pse Shpat Kasapi nuk doli në emision?

Këngëtari është larguar nga studio e Abc-se, 5 minuta para se ai të futej në skenë me justifikimin se duhej të largohej me urgjencë dhe se nuk ishte në gjendje të fliste për momentin dhe po flasim pikërisht për ditën kur është publikuar lajmi se Shpat Kasapi ishte kapur me drogë.

Sipas mediave maqedonase, ai u kap me drogë para një muaji në lagjen Gjorce Petrov në afërsi të SP PLANET. Këngëtari u arrestua në moment dhe ndaj tij është ngritur një padi. Më pas me vendim të policisë, Kasapi është liruar, por ndaj tij pritet të filloj gjykimi së shpejti. Shpat Kasapi është shkarkuar nga posti që mbante në qeveri si këshilltar i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arrestohet shpat kasapi shpat kasapi arrestohet shpat kasapi shpat kasapi

Sondazh

Poll