Art&Argëtim

U zunë prej Tunës, vëllezërit Berisha tregojnë si u pajtuan, Patrisi flet për statusin: S’jam as i martuar e as beqar…

1 Janar 2021, 21:17 Nga DOSJA
U zunë prej Tunës, vëllezërit Berisha tregojnë si u

TIRANË– Robert dhe Patris Berisha kanë rrëfyer se si janë pajtuar me njëri-tjetrin, pas sherrit të shumëpërfolur që patën, për shkak t ëish-bashkëshortes së Patrisit, këngëtares Altuna Sejdiu. Të ftuar në “Soiree”, ata u shprehën se tani kanë bërë paqe dhe harxhojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin.

Patrisi tregoi se ishte ai personi që e mori hapin i pari për tu pajtuar me të vëllanë.

“Unë e marr hapin i pari. Lëshoj pe gjithmonë, jo vetëm me vëllaun,”- është përgjigjur Patris Berisha.

“Duke qenë se është pak më i vjetër në moshë. Ai që është gabim e merr gjithmonë hapin i pari,”– shtoi Roberti.

Në emision, Patrisi pranoi se tashmë nuk është më me Tunën. Por gjithsesi, ai shtoi se nuk është as beqar dhe se lidhja mes tyre është shumë e komplikuar.

Ende nuk ka kurrëfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lire. Tash vetëm me e-mail komunikojmë se në telefon i kemi prishur marrëdhëniet. Me e-mail se me telefon ti pëlcet menjëherë dhe përlahesh, ndërsa në e-mail e fshin dhe e shkruan prap dhe kështu e mban raportin të shëndoshë,”- tha Patrisi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz altuna sejdiu patris berisha robert berisha altuna sejdiu patris berisha robert berisha

Sondazh

Poll