Art&Argëtim

Banaliteti në humor/ Rita Lati: Nuk bëhet pa pak ‘bip’ brenda, edhe në atë kohë përdornim por sot s’ua kap dot ritmi

1 Janar 2021, 20:01 Nga DOSJA
Banaliteti në humor/ Rita Lati: Nuk bëhet pa pak ‘bip’

TIRANË– Aktorja Rita Lati ka deklaruar se ka hequr dorë nga të bërit humor, sepse nuk e kap dot ritmin e ditëve të sotme, ku prodhohet çdo javë për programe të ndryshme. E ftuar në “Bardhezi”, Lati tha se nuk e kap dot këtë ritëm dhe i duket sikur nuk është e këtij niveli.

Përsa i përket banalitetit të përdorur në programet e humorit, Rita tha se edhe në atë kohë përdprej dhe se nuk bëhet humor pa pak ‘bip’ brenda, por që duhet të gjesh personazhin e duhur.

Është atëherë bëheshin gjëra të qëllimta. Të kapim duartroktije. Por atëherë gjithmonë e hante nëndrejtori, asnjëherë drejtori. Sot bëhet humor si t’u dojë kokrra e qejfit. Jam shkëputur nga të gjitha. Jo të ul këta që bëjnë, mirë bëjnë janë të zotët, kan b*th që e bëjnë.

Do b*th ajo punë nuk e bën kushdo. I heq kapelen se bëjnë çdo javë. Më duket vetja si e mbetur në kohë moj motër, sikur nuk jam e këtij niveli. Nuk e kap dot këtë ritëm. Po si bëhet humor pa pak bip brenda. Edhe atëherë bënin.

Në gojën e personazhit, i shkon Anesë që bën Agron Llakaj, i shkon Cekës, nuk mund t’ia japësh kujtdo. Duhet të jetë për personazhin,”- tha Lati.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz rita lati rita lati

Sondazh

Poll