Art&Argëtim

31 Dhjetor 2020, 12:42 Nga DOSJA

FRANCË- Princ Leka, së fundmi ka dhënë një intervistë për një revistë Franceze Point De Vueku ka treguar më shumë detaje për vogëlushen e tij Geraldine, e cila ka lindur në tetor të këtij viti. Në rrëfimin e tij ai ka treguar se Elia dhe vajza e vogël kanë ndenjur të izoluar 40 ditët e para pas lindjes e më pas janë takuar me të afërmit. Gjithashtu, ai ka treguar se vajza është një fëmijë i qetë dhe mezi po presin momentin kur ajo do qeshi për herë të parë.

“Është një fëmijë i qetë, ushqehet mirë dhe na dhuron shumë shpesh buzëqeshje të bukura. Mezi po i presim qeshjet e saj të para”, është shprehur princ Leka.

Rrëfimi i tij ka vazhduar, duke treguar se vajza ka marrë shumë dhurata për festa dhe ndër to një pjesë muzikore për piano e kompozuar nga një muzikant spanjoll. Ndër të tjera princi ka treguar edhe për marrëdhënien e ngushtë që vajza ka me të ëmën dhe se tashmë ia njeh edhe zërin.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz princ leka princ leka

Sondazh

Poll