Art&Argëtim

“Dhuro HISTORINË”/ Prodhohen suveniret e para me imazhet e trashëgimisë shqiptare, do ruhen në fondet e Arkivit Qendror

30 Dhjetor 2020, 13:32 Nga DOSJA
“Dhuro HISTORINË”/ Prodhohen suveniret e para me imazhet e

TIRANË– Janë prodhuar surveniret e para me imazhet e dokumenteve më të rëndësishmë historike dhe kulturore shqiptare, të cilat do të ruhen në fondet e Arkivit Qendror Shtetëror. Aty gjenden imazhe nga akti i Pavarësisë së Shqipërisë në disa variante, sete zyre apo të përdorimit të përditshëm, deri në riprodhimin artizanal të Kodikut të Beratit, të cilat janë të disponueshme për tu blerë nga qytetarët.

Nisma që synon promovimin e vlera arkivore, realizohet përmes riprodhimit të disa prej objekteve simbol të trashëgimisë, apo mbishkrime dokumentesh dhe fotografi me rëndësi historike.


Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Z. Ardit Bido është shprehur se çdo suvenir i blerë nga një qytetar do të prodhojë një suvenir të ri pa harxhuar asnjë qindarkë nga buxheti. Sipas tij, 10% e çdo suveniri do të shkojë për në buxhetin e shtetit, për t’u përdorur aty ku ka nevojë.

Motoja e kësaj nisme me rëndësi për arkivat është “Dhuro HISTORINË” pasi çdo gjë që ruhet në fondet e Arkivit Qendror Shtetëror është pronë e cilitdo qytetar dhe cilido që dëshiron mund ta ketë atë në rrugë, në zyrë apo në shtëpi.

Njoftimi i plotë nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivae: 

Prodhohen suvenire me imazhet e dokumeteve më të rëndësishme historike dhe kulturore që ruhen në fondin e Arkivit Qendror Shtetëror.

 Këto janë suveniret e para të prodhura nga një institucion shtëror me imazhet e trashëgimisë sonë dokumentare që ruhet në fondin e Arkivit Qendror Shtetëror dhe që secili mund t’i blejë prej këtij fundviti.

Akti i Pavarësisë së Shqipërisë në disa variante, sete zyre apo të përdorimit të përditshëm, deri në riprodhimin artizanal të Kodikut të Beratit, mund t’i gjeni në kënd. Kjo është një nismë që synon promovimin e vlerave arkivore që DPA-ja administron, dhe që realizohet përmes riprodhimit të disa prej objekteve simbol të trashëgimisë, apo mbishkrime dokumentesh dhe fotografi me rëndësi historike.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Z. Ardit Bido theksoi rëndësinë e këtij projekti:

“Pasuria arkivore e jona është e pafundme. Këtu ne kemi vetëm suportet por përtej këtyre që ne kemi prodhuar, imazhet që vendosen mbi suporte i vendos edhe vetë individi duke e personalizuar suvenirin e tij. Kështu nuk përqëndrohemi vetëm tek imazhet që kemi ne kemi përzgjedhur në mënyrë simbolike, siç janë deklaratëa e pavarësisë, firma e Ismail Qemalit, kodikët, fermanët, medaljonin e Kamenës, dekorata në kohën e Zogut.

Këto suvenire do të prodhohen vetëm nga ato mjete financiare që prodhon vetë shitja e tyre. Çdo suvenir i blerë nga një qytetar do të prodhojë një suvenir të ri pa harxhuar asnjë qindarkë nga buxheti. 10% e çdo suveniri do të shkojë për në buxhetin e shtetit, për t’u përdorur aty ku ka nevojë!”.

Kështu, risi absolute është fakti që cilido qytetar mund të porosisë suveniret me imazhin që ai do të dëshirote të kishte dhe për vetëm 1 javë, ai do të jetë gati dhe mund t’i shkojë me postë kudo në Shqipëri. Këtë mund ta bëjë fizikisht në sallën e studimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave ose online në: https://suvenire.arkiva.gov.al/, faqe në të cilën çdo qytetar mund të shohë objektet me detajet respektive dhe mund ta porosisë online, atë që dëshiron ta blejë.

Motoja e kësaj nisme me rëndësi për arkivat është “Dhuro HISTORIË” pasi çdo gjë që ruhet në fondet e Arkivit Qendror Shtetëror është pronë e cilitdo qytetar dhe cilido që dëshiron mund ta ketë atë në rrugë, në zyrë apo në shtëpi.

Lutemi që për çdo informacion shtesë apo për çdo çështje që ka lidhje me Arkivin Qendor Shtetëror, mos hezitoni të na kontaktoni.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture suveniret e para me imazhet e trashëgimisë shqiptare suveniret e para me imazhet e trashëgimisë shqiptare

Sondazh

Poll