Art&Argëtim

Covid-19 i mori jetën, Gentian Zenelaj rrënqeth me fjalët për të atin: Prindërit nuk vdesin kurrë o Babo, ke qenë këshi

29 Dhjetor 2020, 17:12 Nga DOSJA
Covid-19 i mori jetën, Gentian Zenelaj rrënqeth me fjalët

TIRANË– Aktori, Gentian Zenelaj, i cili ditën e djeshme humbi të atin për shkak të Covid-19, ka rrënqethur me fjalët që i ka dedikuar.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Zenelaj ka publikuar një foto me të atin  ndërsa ka thënë se prindërit nuk vdesin kurrë. Ai shton se babain e ka pasur shok dhe këshilluesin me të mirë të jetës.

Prindërit nuk vdesin kurrë o Babo..Ata rrojnë brenda qelizave tona. Shpirti yt i butë do jetë në jetën tonë përjetë. Kemi jetuar dhe shijuar cdo moment të jetës tënde me ne o Babo. Ti ke bërë atë çfarë unë jam sot.Kanë kujtime tē mrekullueshme edhe Danieli dhe Aria me ty ..me gjyshin e butë e shokun e lojrave ..E pra kjo nuk eshte lamtumirë o Babo..Ke qene dhe do jesh shoku im më i mirë.Keshilluesi më i duruar..Te dua shumë Babo.”, ka shkruar aktori.

 

 

A post shared by Gentian Zenelaj (@gentianzenelaj)

Ditën e djeshme u nda nga jeta Rexhep Zenelaj. Lajmin e ka bërë të ditur, Gentian Zenelaj i cili ka thënë se i ati nuk mundi të fitonte betejën me Covid-19.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gentian zenelaj rexhep zenelaj gentian zenelaj rexhep zenelaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 29 Dhjetor 2020, 16:10

Në një rrëfim ekskluziv për “Shqipëria live”, autori Zef Çopa tregon momentin kur kompozoi këngën dhe nga u frymëzua.Kënga origjinale që ne sot e njohim ...