Art&Argëtim

Moda vishet me të zeza! Ndërron jetë në moshën 98-vjeçare legjenda franceze e fashion-it, Pierre Cardin

29 Dhjetor 2020, 12:17 Nga DOSJA
Moda vishet me të zeza! Ndërron jetë në moshën

FRANCË– Projektuesi francez i modës Pierre Cardin vdiq në një spital në Neuilly, në perëndim të Parisit, të martën në moshën 98 vjeç,  tha familja e tij.

Cardin lindi në Itali në 1922 por emigroi herët në Francë. Pierre Cardin kaloi fëmijërinë e tij në Saint-Étienne ku edhe mësoi të qepë. Ai shkoi në Paris në vitin 1945. Një vit më vonë , Christian Dior i ofroi atij një punë si rrobaqepës në shtëpinë e modës që sapo kishte krijuar. Pierre Cardin kaloi katër vjet atje para se të hapte të tijën.

Ai ishte i njohur për stilin e tij dhe modelet e së ashtuquajturës Epoka Hapësinore. Pierre preferonte forma dhe motive gjeometrike. Ai përparoi në modën unisex, ndonjëherë eksperimentale dhe jo gjithmonë praktike, çka e bëntë stilin e tij unik.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture nderron jete pierre cardin nderron jete pierre cardin

Sondazh

Poll