Bota

Gruaja udhëtoi nga Londra në Frankfurt, regjistrohet rasti i parë me variantin e ri të koronavirusit në Gjermani

24 Dhjetor 2020, 19:16 Nga DOSJA
Gruaja udhëtoi nga Londra në Frankfurt, regjistrohet rasti i parë

GJERMANI– Është regjistruar rasti i parë me variantin e ri të Covid-19, i cili është shfaqur për herë të parë në Britani.

Mediat e huaja bëjnë me dije se është prekur me variantin e ri të Covid-19 një grua e cila kishte udhëtuar nga Londra drejt Gjermanisë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, i cili ka bërë të ditur se Gruaja, kishte mbërritur në aeroportin e Frankfurtit më 20 dhjetor

 “Ky është rasti i parë i njohur në Gjermani e landit, Baden-Wuerttemberg. Gruaja, kishte mbërritur në aeroportin e Frankfurtit më 20 dhjetor“- ka thënë Ministria e Shëndetësisë.

Mediat ndër të tjera bëjnë me dije se gruaja në fjalë pas konfirmimit që është infektuar është dërguar në izolim në shtëpinë e saj.

Një ditë më vonë, ajo filloi të shfaqte simptoma të lehta, dhe një test i dytë gjithashtu doli pozitiv. Një mostër e testit të saj u dërgua në një laborator të specializuar për analiza të mëtejshme. Gjermania të martën zgjati masën e ndalesës së udhëtimeve nga Mbretëria e Bashkuar deri më 6 janar.

Mutacioni i ri i Covid-19, i zbuluar në Britani ka bërë që vende si Danimarka, Holanda, Belgjika, Italia , Franca, Gjermania dhe Zvicra të ndërpresin fluturimet. Ndërkohë që SHBA-ja nuk e konsideron të arsyeshme që të ndërpresë fluturimet me Britaninë e Madhe.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota regjistrohet rasti i pare me variantin e ri te covid-19 regjistrohet rasti i pare me variantin e ri te covid-19

Sondazh

Poll

Bota 24 Dhjetor 2020, 15:57

NIGERI- Një mutacion i tretë i Covid është zbuluar ditën e sotme në Nigeri. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se rastet e para me Co...

Bota 24 Dhjetor 2020, 15:21

Planet e Evropës për vaksinimin kundër COVID-19

BOTË-Kompania amerikane Pfizer, në bashkëpunim me atë gjermane, BioNTech po përgatiten që të dërgojnë 12.5 milionë doza të vaksinës që kanë prodhuar kundër...