Art&Argëtim

Mediat italiane thonë se është mbesa e Enver Hoxhës, Anna Oxa: Spekulim, sajojnë farefisin dhe spekulojnë

20 Dhjetor 2020, 20:55 Nga DOSJA
Mediat italiane thonë se është mbesa e Enver Hoxhës, Anna

TIRANË– Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Anna Oxa ka qenë e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare. Ajo jeton në Itali dhe gjithë karrierën e saj e ka zhvilluar po në këtë vend. E pyetur nga Ardit Gjebrea nëse është e vërtetë që ajo është mbesa e Enver Hoxhës, sipas mediave italiane, Anna shprehet se është spekulim.

Ardit Gjebrea: Çfarë nuk kemi dëgjuar, që emri yt është Ilirjana, që je mbesa e Enver Hoxhës, cila është Anna e vërtetë?

Anna Oxa: Ti e di që një pjesë e medias në Itali, në vend që të informojnë, dezinformojnë. Sajon histori, sajon farefisin, nuk heton, nuk vëzhgon. Fakti është që unë nuk kam të bëj me aspak me këtë histori. Unë jam goca e Qazimit nga Kruja.

Ardit Gjebrea: Kur ke ardhur për herë të parë në ’96-ën dhe kur ke thënë në skenë “jam goca e Qazimit nga Kruja”, e gjithë publiku uou.

Anna Oxa: Jam prezantuar kështu me historinë e vërtetë.

Ardit Gjebrea: Më kujtohet që kemi ardhur këtu bashkë dhe ke qenë e para femër që je futur në xhaminë e Krujës.

Anna Oxa: Po është e vërtetë, kam qenë femra e parë që kam hyrë në një xhami, pikërisht këtu ku është historia e familjes sime dhe historia e Shqipërisë.

Marrë nga tvklan.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ana hoxha anna oxa enver hoxha ana hoxha anna oxa enver hoxha

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Dhjetor 2020, 13:42

Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2019

Janë ndarë çmimet Kombëtare të Letërsisë 2019 ku si romani më i mirë 2019, është zgjdhur “Diktatori në kryq”, i Mira Meksit.Motivacioni: “Për krijimin e ...