Art&Argëtim

FOTO/ Këngëtari i huaj i vjedh këngën Ronela Hajatit, ajo e nxjerr publikisht, zbulon dhe planin e ri për një album muziko

20 Dhjetor 2020, 18:13 Nga DOSJA
FOTO/ Këngëtari i huaj i vjedh këngën Ronela Hajatit, ajo e

TIRANË-Këngëtarja e njohur Ronela Hajati, e cila është shumë e dashur për publikun shqiptar, ka treguar se ka qenë frymëzim edhe për artistët e huaj. Me anë të një postimi në InstaStory ajo ka zbuluar se një këngëtar nga Puerto Riko,i njohur si Tito El Bambino, i ka vjedhur një nga hitet e saj më të njohura, “Pa Dashni”. Projekti muzikor i këngëtarit të huaj titullohet “OK” dhe melodia nga fillimi në fund është identik me atë të Hajatit.

Ronela ka postuar në profilin e saj në Instagram këngën e El Titos ku ka shkruar:”Ishe ma mirë se çokollata, apo jo ?“

Ndërkohë, këngëtarja ka zbuluar se ka për të nxjerrë një album të ri muzikor, pas shumë vitesh. Një nga detajet që ajo ka rrëfyer është që këngët e albumit do të jenë shumë ndryshe nga njëra-tjetra dhe do të përfaqësojnë një gjendje shpirtërore të saj.

Postimi i plotë:

“Ajo është shprehur :”Po! Po bëj një album! Është i pari pas kaq shumë vitesh në skenë! 2021 shpresoj të na rikthej çfarë na ka marrë! Shëndetin, dashurinë dhe punën! Kam material që i dua shumë dhe mezi po pres t’i dëgjoni… Çdo këngë do të jetë ndryshe dhe secila do të përfaqësojë një gjendje shpirtërore nga ato që kalojmë përditë e deri tek sekretet më të thella të zemrës! Albumi do të jetë vizual ndaj me shpresë të gjitha këngët do të jenë me video! Duhet thjesht të prisni edhe pak kohë derisa të gjitha gjërat t’i finalizoj siç duhen! Në mars është dëshira ime e madhe që të lansoj këngën e parë! Kam shumë surpriza këtë vit! Dhe është një premtim!”-ka shkruar ajo. 

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ronela hajati ronela hajati

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Dhjetor 2020, 13:42

Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2019

Janë ndarë çmimet Kombëtare të Letërsisë 2019 ku si romani më i mirë 2019, është zgjdhur “Diktatori në kryq”, i Mira Meksit.Motivacioni: “Për krijimin e ...