Ekonomi

Ka krizë! ‘Mbreti i tryezës’ mbetet buzë rrugës, fermerët e Zadrimës: S’kemi bërë as gjysmën e shitjeve të 2019

17 Dhjetor 2020, 16:18 Nga DOSJA
Ka krizë! ‘Mbreti i tryezës’ mbetet buzë rrugës,

Zadrima e Lezhës është një ndër zonat që ka krijuar traditë në mbarështimin e Gjelit të Detit i cili është simboli i tryezës të natës së ndërrimit të viteve. Shpendët prej ditësh janë nxjerrë në shitje, por në mungese të një tregu në zonë, fermerët detyrohen të vendosen në dy anët e superstradës Lezhë-Shkodër, në kërkim të blerësve. Por blerësit thonë se janë të paktë.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar thonë se nuk kanë bërë as gjysmën e shitjeve.

Shitësi: Deri tani janë shumë dobët, nëse nuk jep ndonjë bonus qeveria, për pensionistët e njerëzit në nevojë është shumë vështirë të shiten..

Shitësi: Këtë vit jemi shumë mbrapa në krahasim me vendin që kaloi sidomos në zonën e Zadrimës, as gjysmën e pulave të vjetshme nuk i ka.

Mbarështimi i Gjelave të detit, thonë se kërkon punë e shpenzime të mëdha të cilat thonë se nuk dalin me çmimin që këtë vit shkon deri në 700 lek për kilogram

Shitësi: Herë më 6.5, herë 7, nuk shkon më tepër.

Shitësi: Kanë punë shumë, kanë shpenzime, duan dhe tokë për të shëtitur.

Mbarështimi i Gjelit të Detit është kthyer në burim jetese për shumë familje në Zadrime, por këtë vit ata thonë se kanë rritur më pak shpendë izolimi i tejzgjatur për shkak të pandemisë COVID-19, krijoi pasiguri.

Marrë nga OraNews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale zadrima zadrima

Sondazh

Poll

Ekonomi 16 Dhjetor 2020, 16:47

IoT, fuqia transformuese e bizneseve 

Është një refren që përsëritet gjithmonë e më shpesh në këto kohë: se teknologjia po na e lehtëson dhe zbukuron të përditshmen tonë, në punë, në familje, n...