Ekonomi

Gent Sejko: Stabiliteti finaciar i paprekur, ekonomia ka bërë kthesë rikuperimi në 3 mujorin  e tretë 

16 Dhjetor 2020, 15:10 Nga DOSJA
Gent Sejko: Stabiliteti finaciar i paprekur, ekonomia ka bërë

TIRANË– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, deklaroi sot se Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit. Në konferencën për shtyp ai ka folur edhe për inflacionin ku tha se pritet një rritje graduale drejt objektivit. Po ashtu ai ka thënë se gjatë krizës të shkaktuar nga pandemia sektori bankar ka dhënë një efekt pozitiv. Ndër të tjera ai ka thënë se ekonomia ka bërë kthesë rikuperimi në 3 mujorin e tretë, sakaq ka shtuar se kredia është rritur 6.7% gjatë vitit 2020.

“Shtyrja e pagimit të kësteve të kredisë për kategori të caktuara dhe ristrukturimi i kredive ka zhvendosur një pjesë të barrës së krizës. Banka e Shqipërisë pret një rritje graduale të inflacionit drejt objektivit. Rritje progresive e aktivitetit ekonomik në vend dhe në botë. Rritja e kërkesës agregate do shoqërohet me rritjen e punësimit.
Këshilli mbikëqyrës vendosi të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 0.5%. Politika monetare do vijojë të mbetet lehtësuese për të siguruar kushte financimi të favorshme. BSH do të vijojë të ruajë formën aktuale të operacioneve të injektimit të likuiditetit”, deklaroi guvernatori. Sipas tij, kredia me probleme pavarësisht situatës së vështirë mbeti në nivele të pandryshuara, 8.3%.  Stabiliteti finaciar i paprekur, ekonomia ka bërë kthesë rikuperimi në 3 mujorin  e tretë. Kredia është rritur me 6.7% gjatë 2020. Inflacioni parashikohet në rritje. Norma e interesit mbetet e pandryshuar, 0.5% më e ulëta historike.”- tha ai. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi gent sejko gent sejko

Sondazh

Poll