Insights

Vendim i Këshillit të Ministrave apo urdhri i Edi Ramës është në shkelje të Kushtetutës

15 Dhjetor 2020, 18:47 Nga DOSJA
Vendim i Këshillit të Ministrave apo urdhri i Edi Ramës

I ndodhur në një presion të madh nga frika e një përshkallëzimi të protestës, Edi Rama pasi bëri “kurban” ministrin e brendshëm Sandër Lleshajn vetëm për të mbrojtur Drejtorin e vet’ dhe të përgjithshëm të Policise së Shtetit Ardi Veliun, nxitoi sot duke vendosur që familjes së të ndjerit 25 vjeçar që u vra nga efektivi i policisë, ti jepet një TRAJTIM I VEÇANTË FINANCIAR.

Mirëpo, kjo është një shkelje jo e vogël e Konventes Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutës së RSh. Askush nuk e dyshon që efektivi i policisë është fajtor dhe e ka pranuar publikisht vrasjen që ka kryer, por të quhet i tille duhet të ketë nje vendim të formes së prere. Ështe PROÇEDURE. Nuk mundet Këshilli i Ministrave të kualifikoje vepra penale, as si një vrasje me dashje apo aksidentale. Nuk e ka këtë kompetence me ligj.

Duhet ta bëje Prokuroria dhe Gjykata me vendim.

Çfarë do të thotë kjo VKM? Shprehje ngushëllimi emocionale të Kryeministrit apo një mënyre për të sh’tensionuar situaten e krijuar. Përveç se ka shkelur parimin e ndarjes së pushteteve Parlament, Ekzekutiv (Qeveri) dhe Gjyqësor, është dhe në shkelje të frymës së ligjit në lidhje me trajtimin e veçante financiar.

Kur një efektiv i policisë vret një qytetar qoftë aksidentalisht apo me dashje ai dënohet sipas ligjit me vendim të formës prere. Në këtë moment familjarëve të viktimes i LIND E DREJTA TË PADISË POLICINË E SHTETIT dhe jo efektivin, për DËMSHPËRBLIM dhe këtë të drejtë e ushtron deri në GJYKATEN E STRASBURGUT nqs se dëmshperblimi nuk është i drejte. Mjafton që si bazë ligjore të shikohet neni 15 i Kushtetutës dhe neni 2 i Konventes.

Pse ndodh kjo? Sepse efektivi është SUBJEKT i VEPRES PENALE ndërsa e paditur CIVILISHT është POLICIA E SHTETIT. Në qoftë se Gjykata pranon kërkesen e familjarëve të viktimës për dëmshpërblim, BUXHETI I SHTETIT vendoset në lëvizje dhe ekzekutohet vendimi i Gjykatës. Pra nuk mund të ketë edhe trajtim të veçantë financiar edhe dëmshpërblim me Vendim Gjykate.

E kundërta e vërteton këtë dhe si? Në qoftë se një efektiv policie vritet në detyre, (DHE JO MË KOT KODI PENAL E KONSIDERON VRASJE TË CILËSUAR) shteti me të drejtë i jep familjarëve një trajtim financiar të veçante me arsyen se SHOQËRIA apo TAKSAPAGUESIT i detyrohen sepse ka dhënë jetën për mbrojtjen e rendit publik ( pra për të mirën e shoqërise) dhe ligji e siguron këtë gjë. Nuk mundet që në këtë shembull, familjaret e një polici të vrarë në detyrë, të bëjnë padi ndaj vrasësit për dëmshpërblim.
Duke analizuar dy shembujt kuptohet dhe zbatimi i gabuar i ligjit dhe rrjedhimisht edhe të VKM.

Me siguri juristet e kryeministrise e kanë aq frike Edi Ramën saqë nuk guxojnë ti tregojnë se si zbatohet Kushtetuta dhe Ligji.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog arnold molla arnold molla

Sondazh

Poll

Insights 14 Dhjetor 2020, 09:40

A duhet të protestojnë fëmijët?

“More pushkën dole malit, lule Velo Partizani”Ndoshta fëmijëve pjesëmarrës në protestat e ditëve të fundit në Shqipëri ky varg kënge nuk i kujton asgjë, por të ...

Insights 12 Dhjetor 2020, 10:13

Kur viktima nuk respekton veten

Një nga shpikjet terminologjike më mjerane shqiptare është fjala ” të pagjeturit” për të emërtuar në dokumentat zyrtare shqiptarët burra, gra, të rinj dhe fëmij...