Insights

Pano Soko: Ti, bjer, policia bjer! Kjo është protesta

11 Dhjetor 2020, 09:22 Nga DOSJA
Pano Soko: Ti, bjer, policia bjer! Kjo është protesta

Jam i vetëdijshëm që këto që do të shkruaj më poshtë do të mërzisin shumë miq të mi, ca dhe do ikin fare nga miqësia, gjithsesi ky jam unë.

Ne kemi një koncept të gabuar. Tubimi paqësor nuk është protestë, dhe protesta nuk është tubim paqësor. Është gjithmonë e dhunshme.

Protestat janë instrumenti që ka në dorë shoqëria për të rivendosur ekuilibrin shoqëri-shtet, kur pushteti zhvendos pikën e ekuilibrit nga ana e vet. Shteti e zhvendos me dhunën e kartonit në parlament, shoqëria e kthen mbrapsht aty ku ishte, me dhunën e protestuesve në rrugë.
Secili me mjetet e veta.

Marrdhënia mes shoqërisë dhe pushtetit është gjithmonë dialektike. Konflikti brenda dualitetit është motorri i progresit drejt demokracisë.

Parisi, Berlini, Roma, Londra, Brukseli, Nju Jorku kanë parë dhunë protestash që kanë arritur në ato nivele demokracie.

Në 2004-ën punoja për një kompani gjermane këtu në Shqipëri dhe rastisa në Mynih kur u zhvillua një protestë kundër rritjes së orëve të punës.
Kërciti huri si gomari në duhan. U dogjën e u shkatërruan makina, dyqane, pemë etj.. 1500 të plagosur. Ama në fund qeveria u tërhoq dhe e mori mësimin.
Po s’dëgjova njeri të thoshte “obobo pemët”, por as “obobo policia po përdor dhunë..”. Të gjithë ishin të qartë që në fillim ça i priste..

Protesta është – Ti shkon me hunj, me skafandra, Policia vjen me hunj e me skafandra dhe aty shkëmbejmë opinionet respektive.
Ti bjer, policia bjer.
Dhe s’ka aty, jo u përdor dhunë, jo mu thye thoi, jo “mamiiii u prish vazoja me lule te 21-shi”.
Kjo është protestë ku imponohen dhe prodhohen “vija të kuqe” në marrdhënien shoqëri-shtet. Dmth këtu s’kalon dot se të thyhen hundët.

Prandaj jam kundër të gjithë atyre që sot ankohen për dhunë të policisë.
A shkove në protestë o shok? Protesta kjo është, ti qëllon me shkopinj, gurë, (vetëm jo armë) dhe ai të kthehet me shkop gome, gaz lotsjellës, (vetëm jo armë).
Dhe ti e di që në fillim këtë gjë. Dhe kështu duhet të jetë, po do me arrit ndonjë gjë..

Por më shumë ma shpifin të gjithë ata që flasin për pemën që u prish, për tabelat e rrugës, për koshat e plehrave.
Ejjj ju lutem, as 100 mijë euro dëm gjithë gjithë, kur bëhet fjalë për të reaguar për jetën, janë zero.

Dhe meqë janë kaq nikoqirë për lekët e taksave, sikur të çoheshim dhe të shkaktonim nja 100 mijë euro dëme dhe kur miratoheshin 2.2 miliardë Euro koncesione, do kishim dalë me fitim 2.1999 miliardë Euro lek taksash.

Pfff, po ikni na lini rehat…

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog pano soko pano soko

Sondazh

Poll

Insights 6 Dhjetor 2020, 11:58

Përse na duhet shteti?

Ka disa kohë që kam filluar të pyes veten: Për çfarë shërben shteti? A është një entitet i dështuar që ka hequr dorë nga detyrat e tij dhe po humbet kupt...

Insights 5 Dhjetor 2020, 17:10

Unë jam Kapitalizmi!

Une jam Kapitalizmi! I rrita vajzat tuaja te vogla me kukulla Barbi, pse çuditeni sot kur ju kerkojne para per operacion estetik! Krijova nje industri te...

Insights 5 Dhjetor 2020, 14:47

Plaga që na le, e pashërueshme

S’ gjëj dot fjalët, se di ta përshkruaj. Gjëmë, hata, kob, çudi, e pabesueshme, rrufe në qiell të pastër, gjëmim në shpirt, coptim në zemër, ngërç...

Insights 4 Dhjetor 2020, 11:45

Për shovinizmin mashkullor në ekranet tona

Duke ndjekur debatin e së martës mbrëma në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në “Top Channel” (them ‘debat’, se në televizionet shqiptare rrallë sheh bis...