Aktualitet

“Atë tjetrin e vranë”/ I riu në Tiranë revoltohet ndaj policisë: Jemi njësoj, mos na dhunoni, nuk po vriten njerëz po

12 Dhjetor 2020, 21:03 Nga DOSJA
“Atë tjetrin e vranë”/ I riu në Tiranë

TIRANË– Një i ri, i cili ka marrë pjesë në protestën që është zhvilluar ditën e sotme për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë.  Siç shihet në videon e siguruar nga Dosja.al, i riu i revoltuar i bën thirrje policisë të mos përdorin dhunë ndaj tyre.

Po ashtu ai shprehet se është protestë paqësore dhe se efektivët mos të përdorin dhunë pasi janë të gjithë njëlloj. Po ashti i riu u drejtohet duke i thënë se nuk mund të qëndronte shtëpi ndërkohë që Klodianin e vranë duke shtuar se në protestë nuk po vriten njerëz por po bëhen vetëm dëme materiale.

“Pse na gjuani. Është protestë paqësore, Po thyhen shtylla nuk po vriten njerëz, jemi njësoj mor burrë. Ju jeni si ne. Jeni njerëz, jeni prindër. Pse na dhunoni. Nuk i bëra gjë më. Këta na hedhin gaz na helmojnë. Po na vrasin. Unë kam dalë për të protestuar paqësisht pse të rri në shtëpi, atë tjetrin e vranë”, shprehet ai

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2020, 20:30

Protesta në Elbasan, 5 të shoqëruar në polici 

ELBASAN-5 persona janë shoqëruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë të diur se personat e shoqëruar janë mbajtur për rreth 2 orë në komisari...