Aktualitet

UNICEF pas protestës për vrasjen e Klodian Rashës: Të shqetësuar për dhunën ndaj fëmijëve, qytetarët të respektojnë

12 Dhjetor 2020, 20:31 Nga DOSJA
UNICEF pas protestës për vrasjen e Klodian Rashës: Të

TIRANËUNICEF ka reaguar për dhunën e ushtruar tek fëmijët nga policia në ditën e 4 të protestës për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë. Në një deklaratë për mediat UNICEF tha është e shqetësuar për dhunën e përdorur si dhe rrezikun e ekspozimit ndaj Covid-19 që fëmijët dhe të rinjtë mund të përballen në protestat që janë zhvilluar në Tiranë dhe në qytetete të tjera të Shqipërisë.

“UNICEF i bën thirrje gjithë shoqërisë të mbështesë të drejtën e fëmijëve të parashikuar në Konventën e të Drejtës së Fëmijëve për lirinë e shprehjes dhe tubimin paqësor dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të sigurohen që ata fëmijë që vijnë në kontakt me ligjin duhet të marrin me kohë dhe trajtimin dhe mbështetjen e duhur, përmes procedurave të përshtatshme për të miturit. UNICEF nxit të gjithë shoqërinë të përmbahet nga dhuna, të respektojë masat themelore të sigurisë për të kontrolluar pandeminë Covid.”, thotë deklarata.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet unicef vrasja e klodian rashes unicef vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2020, 20:30

Protesta në Elbasan, 5 të shoqëruar në polici 

ELBASAN-5 persona janë shoqëruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë të diur se personat e shoqëruar janë mbajtur për rreth 2 orë në komisari...