Aktualitet

Edmond Budina: Jam halabak që proteston kundër këtij pushteti fashist kriminal, policët civilë janë të droguar, i kam par

12 Dhjetor 2020, 18:53 Nga DOSJA
Edmond Budina: Jam halabak që proteston kundër këtij pushteti

TIRANË– Regjisori Edmond Budina është duke protestuar për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i Policisë së Shtetit. Në një intervistë për “News 24”, ai është shprehur se ka parë disa efektiëve policie të veshur si civilë, dhe pretendon se janë të droguar.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se do të vazhdojë protestën pasi sipas aktorit, qeveria dëshiron që të vrasë njerëz. 

“Të rinjtë kanë strategjinë e tyre. Ne ishim grupi i Teatrit. Unë jam një nga halabakët. Jam halabak që proteston kundër këtij pushteti fashist kriminal. Policia erdhi dhe mbyti njerëzit në gaz. Ishim duke ndenjur mirë e bukur, ata vetëm se na panë 10 veta bashkë na lëshuan gazin. Tre vjet kemi që protestojmë në mënyrë paqësore dhe e prishi teatrin me njerëzit brenda. Tre vjet e treguam më së miri me dashuri dhe kulturë dhe ata vetëm dhunën dinë.

Ne protestojmë për demokracinë. Ajo është një dhunë policore. Dhuna prodhon dhunë. Pse nuk bën provën e drogës kryeministri të tregojnë që nuk është i droguar, meqë ai dhe ministrat e tij i quajti këta të rinj të droguar. Unë jam gjithmonë në protestë, derisa të vendoset drejtësia dhe derisa këta të japin dorëheqjen. Unë do jem me qytetarët e Tiranës. Edhe policat civilë janë të droguar dhe dhunën e kanë bërë atë vetë ata. Unë nuk jam që fëmijët të dalin në rrugë. Prindërit duhet të bashkohen më fëmijët e tyre, ose ti lënë ata në shtëpi dhe të dalin të protestojnë”, tha Budina.

LAJMI KRYESOR: Dita e katërt e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit, qytetarët nisin të mblidhen, Policia i neutralizon pa nisur, shoqëron disa

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond budina protesta per klodian rashen edmond budina protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll