Aktualitet

Hapet gara ndërkombëtare për tunelin e Llogarasë, ministrja Balluku: Është perlë! Ka qenë ëndërr e shumë qeverive, e

12 Dhjetor 2020, 18:13 Nga DOSJA
Hapet gara ndërkombëtare për tunelin e Llogarasë, ministrja

TIRANË- Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, duke thënë se hapja e tunelit  do të krijojë një gjerdan infrastrukturor në jug të vendit.

Belinda ka thënë se ky është një projekt i cili plotëson rrjetin infrastrukturor drejt jugut të vendit duke lehtësuar aksesin dhe rritur sigurinë në udhëtim. Ndër të tjera ajo ka thënë se ky projekt ka qenë endërr e çdo qeveria por që realitet po e bën qeveria aktuale.

“Kemi treguar të gjitha detajet dhe vetitë që do të ketë ky projekt. Ko kompani do ta dorëzojë këtë vepër sipas afatit dhe mbi të gjitha me kushtet. Kemi vendosur që prezantimin ta bëjmë publik dhe jo thjesht të hapim një tender. Tuneli hap port të re në jug të vendit. Ëndërr e të gjitha qeverive, e jemi duke e realizuar ne. Po e nis me aeroportin e vlores qe presim te perfundoje ne 23 dhjetor. Bypasi i Vlorës që do lidhë aeroportim me zonën tjetër është duke ecur me hapa të shpejt. Kemi kaluar mbi 55% të punimeve. Perla e të gjithë këtij gjerdani është tuneli i Llogarasë”, tha ajo.

(k.m/a.k/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku belinda balluku

Sondazh

Poll