Aktualitet

Aksident në Berat, shkatërrohen 4 makina, një person në gjendje të rëndë

11 Dhjetor 2020, 22:04 Nga DOSJA
Aksident në Berat, shkatërrohen 4 makina, një person në

BERAT-Një aksident ka ndodhur në Berat mbrëmjen e sotme. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se një makinë tip “Renault” me targa AB 906 AR, i cili drejtohej nga një 27-vjeçar në mënyrë të dehur. 27-vjeçari që drejtonte makinën fillimisht ka përplasur një motoçiklist  që shpërndan pica në afërsi të Urës së Varur.

Pas përplasjes së motoçiklistit, makina ka fluturuar në rrugën krah lumit dhe ka përplasur katër makina të tjera të parkuara. Shoferi i makinës, Tajar Hysko ka dalë pa dëmtime nga makina Renault dhe është arrestuar nga policia. Ndërkohë që 33-vjeçari që po drejtonte motoçikletën është plagosur dhe dërguar në Spitalin rajonal të Beratit me urgjencë. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa në vendngjarje janë forcat e shumta të policisë dhe të hetimit për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat aksident ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Dhjetor 2020, 22:00

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është akuzuar për komplot me Ministrinë Italiane të Shëndetësisë për të hequr një raport që zbulonte keqmenaxhimin e p...