Aktualitet

Kanabisi, Artan Hoxha: Këtë vit gjeta parcela dhe kufoma, do ndikojë dhe në zgjedhje…Shqipëria është sot një brandet m

11 Dhjetor 2020, 21:56 Nga DOSJA
Kanabisi, Artan Hoxha: Këtë vit gjeta parcela dhe kufoma, do

TIRANË– Artan Hoxha, gazetari investigativ është shprehur se Shqipëria këtë vit, ka ‘shkëlqyer’ në kultivimin e kanabisit.

I ftuar në “Bardhezi”, Hoxha tha se këtë vit kanabisi është përhapur shumë në Shqipëri, dhe nuk ka gjetur vetëm parcela, por edhe kufoma, duke përmendur kështu Ermal Ngucajn, të zhdukurin nga Vlora.

Hoxha shtoi gjithashtu se parcelat e gjetura ose jo, do të kenë ndikim edhe në zgjedhje që pritet të zhvillohen më 25 prill.

“Qytetarët, unë njoh edhe në rrethin tim shoqëruar që e kanë konsumuar dhe e konsumojnë kanabisin. Është e lirë dhe e gjen kudo. Qëllimi i legalizimit ka tjetër gjë. Nuk do të thotë se do të kultivohet nga fermerët nga fshatarët, por nga oligarkët, monopol. Kultivimi i kanabisit mjekësor kërkon investim. Lazarati ishte thjesht një territor i cili kishte një licencë shtetërore për të kultivuar. Në asnjë moment në Shqipëri nuk është mbjellë vetëm në një vend. Por edhe kur Lazarati ishte brand, kultivohej në Dukagjin, etj. Kjo gjë nga mua që vija vërdallë në Shqipëri u përkthye në një mesazh që këtë vit “jepini”, “jemi në vit zgjedhor” dhe nuk “do të na bezdisin shumë”. Sivjet nuk gjeta vetëm parcela, por edhe kufoma. Sot në Vlorë ka një muaj e gjysmë që Ermal Ngucaj është vrarë dhe zhdukur kur ka shkuar te parcela e kanabisit dhe nuk i është gjetur kufoma. Shqipëria sot një nga brand-et më të mira që eksporton është kanabisi, për fat të keq. Merremi këtë vit, pse në 2020 kanabisi pati një rritje, sepse jemi para një viti elektoral dhe bllokimi i kufijve rriti fuqinë punëtore, pasi u bllokuan kufijtë. Ndikimi do të jetë edhe në zgjedhje,”- tha Hoxha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll