Aktualitet

Budina flet nga protesta: Policia të vret, fajin e ka Edi Rama 

11 Dhjetor 2020, 18:28 Nga DOSJA
Budina flet nga protesta: Policia të vret, fajin e ka Edi Rama 

TIRANË- Regjisori i njohur, Robert Budina ka folur ntga protesta që po mbahet për Klodian Rashën. Në një intervistë për ABC News ai ka thënë se kjo situatë e ka fillesën që nga momenti kur ai nxorri policët për të shembur teatrin. Më tej ai u shpreh se në atë moment e ka vënë re se oficerët e policisë së Ramës të vrasin. Ndër të tjera ai tha se qytetarët duhet që të rezistojnë pasi ata janë të parët ndërsa pushteti i Ramës vjen i dyti.

Kjo situatë e ka fillesën te mënyra si reagoi kryeministri me një gjuhë urrejtje duke na e shitur si një veprim demokratik dhe nga krahu tjetër nxjerr policinë, është një gjuhë urrejtje denigruese si e përdor policinë, si e bëri repartin “Shqiponja” politik. Aty (te teatri) kam nuhatur se këta njerëz mund të të vrasin. Duhet të rezistojmë, qytetari është i pari, pastaj vjen pushteti i tij. Kjo është një protestë e paorganizuar,” tha ai.

LAJM I MADH/ Dita e tretë! Gjithçka mbi protestën për Klodian Rashën, Rebani Jaupi zbret në terren, kërkohet largimi i Ardi Veliut

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen robert budina protesta per klodian rashen robert budina

Sondazh

Poll