Insights

Plaga që na le, e pashërueshme

5 Dhjetor 2020, 14:47 Nga DOSJA
Plaga që na le, e pashërueshme

S’ gjëj dot fjalët, se di ta përshkruaj. Gjëmë, hata, kob, çudi, e pabesueshme, rrufe në qiell të pastër, gjëmim në shpirt, coptim në zemër, ngërç në tërë qënien njerëzore, lot i hidhur në sy…një brengë që se shpjegon dot. Jeta e Kasem Hysenbelliut u pre në mes. U pre në momentin më të bukur. Kur ai tërë energji dhe plane kishte ndërmend të bënte gjera të mrekulkueshme.

Kasemi gjera të mrekullueshme ka bërë gjithmonë tërë jetën e tij. Ishte një shok i veçantë fëmijërie, sepse u njohën që në shkollën e oficerave, një mik i çmuar një punëdhënës i rrallë, një bashkëpuntor i mrekulleshëm. Se besoj dot që Kasemi s’ është më. S është e mundur. Atë dhe vdekja se mundte dot. Kush ma thotë ç’ ka ndodhur. Të gjithë janë pikëlluar janë dërrmuar. Kush e ka njohur e ka bërë mik të përjetshëm e ka bërë shok mik vëlla. Kasemi s’ka ikur.

Ai po fle, dhe do ngrihet se e pret një zonjë fisnike, e pret gruaja, vajza djali, vëllezëritb e tij Irfani Bardhi, Besniku, motra e tërë familja e tij e madhe Hysenbelliu. E presim ne stafi tij Petrit Beci, Genta tërë gazetarët tërë operarorët tërë stafi i Televizionit Fax News. Pa të gjithçka është zero, ska vlerë, se ai e krijoj me mish e me gjak, e krijoj si një puntor i palodhur që ishte. Ai s’ duhet të kishte ikur. Pse…një milionë herë pse. Kaqë e pamëshirshme korba vdekje.

Pse ma more mikun tim shokun tim vëllanë tim. Eh sa plane kishim. Eh sa gjera ndamë bashkë në Berat në shtëpinë e oficerave në vitin 1986….eh sa gjera ndamë bashkë në këto 30 vjet. Po ku na dalin fjalët në këtë ditë të zezë për ne. Kasemi ishte një mik i veçantë. Një mik që nuk zëvëndësoshet dhe pikë. Ç duhet fjalët. Na pikon gjak shpirti për të. Mua s’më besohet. Mos bëni shaka që Kasëm Hysenbelliu s’ më. Ai është gjallë. Sfidona Kaso, siç di ti. Na fol në fjalë. Janë me mijëra që të presin. Hajde jepi vëlla çohu…çohu….plaga jote s mbyllet lehtë. Është shumë e thellë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog bejdo malo bejdo malo

Sondazh

Poll

Insights 4 Dhjetor 2020, 11:45

Për shovinizmin mashkullor në ekranet tona

Duke ndjekur debatin e së martës mbrëma në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në “Top Channel” (them ‘debat’, se në televizionet shqiptare rrallë sheh bis...

Insights 2 Dhjetor 2020, 10:13

Si ta humbësh një shtet europian

“Kjo nuk është kohë për trishtim, ne jemi shumë të inatosur”, më tha kohët e fundit kreu i një njësie të kujdesit intensiv,  në një spital në zonën time elektor...

Insights 30 Nëntor 2020, 20:33

Besa përballë klaneve në arsim!

Rifillimi i diskutimit për mësimin online në shkolla rikthyen në vëmendje ish ministren që e sollën protestat e studentëve në krye të dikasterit të Ministrisë s...

Insights 30 Nëntor 2020, 09:16

Pikëpyetje të identitetit kombëtar

Megjithëse janë në shekullin e dytë të pavarësisë, shqiptarët ende nuk kanë kuptuar se kombi dhe identiteti kombëtar janë produkt i marrëveshjes, i përfaqësimit...

Insights 29 Nëntor 2020, 17:33

Mosnjohja që vjen prej Padijes

– Përdorja –Heqja e vlerësimit nga këshilli aktual i Qarkut për V.Surroin shkakton nji brengosje afatgjatë. Jo pse Surroit po i mohohet nji dekoratë...