Aktualitet

“O Ilir Meta ku je”/ Protestuesit kërkojnë të zbresë Presidenti në shesh, Stresi: Jemi këtu për Klodianin, a do e ngr

9 Dhjetor 2020, 18:03 Nga DOSJA
“O Ilir Meta ku je”/ Protestuesit kërkojnë të

TIRANË– Protestuesit kërkojnë praninë e Presidentit në shesh. Mes tyre, që janë mbledhur përpara kryeministrisë dhe kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën, ka të rinj që thërrasin emrin e Ilir Metës.


“O Ilir Meta ku je…ku je o Ilir Meta,”- dëgjohet të thotë një djalë.

Më pas, kësaj thirrjeje i bashkohet edhe reperi Arkimed Lushaj që njihet ndryshe si Stresi.

“A do e ngresh popullin, ku je…jemi këtu për Klodianin,”- shton ai.

Protesta vijon që prej orës 16:00. Qindra qytetarë të mbledhur në shesh kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën që e vrau efektivi i policisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.

Protesta është zhvilluar me përplasje të forta. Deri më tani numërohen 11 të plagosur, një qytetar, një gazetar dhe nëntë efektivë.

(f.m/dosja.al)  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Dhjetor 2020, 17:41

TIRANË– Protestuesit kanë krijuar një kordon përballë efektivëve të policisë që janë në derën e kryeministrisë. Ata janë rreshtuar përballë tyre, ndë...